Aktori Will Smith kohët e fundit pranoi se kishte menduar për vetëvrasje gjatë regjistrimit të një seriali në YouTube rreth fitnesit dhe humbjes së peshës.
“Ky filloi si një udhëtim për të arritur formën më të mirë të jetës sime,” tha aktori në trailerin e “Best Shape of My Life”, në të cilin ai synon të humbasë 20 kilogramë në 20 javë.
Aktori i Aladdin, 53 vjeç, shihet në trailerin e serialit duke shkruar kujtimet e tij, duke ushtruar dhe ulur rreth një tavoline me fëmijët e tij Trey, 28 vjeç, Willow, 20 vjeç dhe Jaden, 23 vjeç, sipas US Sun.
“Kur fillova këtë shfaqje, mendova se po hyja në formën më të mirë të jetës sime fizikisht, por mendërisht isha diku tjetër,” tha ai në për serialin që do të jepet premierë më 8 nëntor. “Përfundova duke zbuluar shumë gjëra të fshehura për veten time. Ishte e vetmja herë në jetën time që e kam menduar ndonjëherë vetëvrasjen.”
Nuk është e qartë se kur aktori kishte mendime vetëvrasëse.
Burimi: Page Six