AktualitetUncategorized

Si të hapni telefonin tuaj me Face ID ndërkohë që keni vendosur maskën

0

Të vendosësh maskën në këtë kohë pandemie kur Covid-19 e kemi nëpër këmbë është tepër e rëndësishme, pasi mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh. 

Ama na ka lodhur shumë dhe një nga aspektet më të bezdisshme të veshjes së maskës është fakti që Face ID i iPhone-it tonë nuk mund të na njohë në të. 

Për ta zgjidhur këtë problem duhet të konfiguroni një Face ID të ri me maskën veshur dhe kjo bëhet vetëm me disa hapa të thjeshtë. Ja cilat janë ato: 

  1. Shkoni te aplikacioni “Settings” dhe shtypni “Face ID & Passcode”.
  2. Shtypni “Set up a Alternate Appearance”.
  3. Vendosni maskën në gjysmën e fytyrës duke e palosur në gjysmë dhe duke i vendosur të dy lidhëset në njërin vesh, më pas mbajeni maskën pranë mjekrës për ta mbajtur të shtrënguar. Telefoni juaj do t’ju kërkojë të lëvizni fytyrën për disa sekonda.
  4. Vendosni maskën në anën tjetër të fytyrës tuaj dhe ndiqni përsëri të njëjtat udhëzimet.

Kjo është e gjithë puna që kërkon ky ndryshim i thjeshtë! Ia vlen të jesh në gjendje të zhbllokosh telefonin tënd më lehtë!/ProBizz.al/

Rudina Dembacaj shtatzënë për herë të dytë?! Detaji që ngriti dyshimet

Previous article

Pse Princ Philip nuk mbante titullin ‘Mbret’

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet