Ministria e Financave ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore për financimin e projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”.
Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor në zonën jugperëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
Ky projekt synon promovimin e një qasjeje të integruar dhe qarkulluese për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore.
Po ashtu më këto investime do të ulet ndotja në lumin Vjosa, si dhe parashikohet zgjerim i infrastrukturës së pastrimit, përmirësimin e mëtejshëm të saj, si edhe parandalimin e ndotjes.