Disa libra që nuk duhet t’i humbisni nëse dëshironi të mësoni më tepër rreth natyrës njerëzore – sugjeruar nga Ilva Mile, Psikologe Klinike.
“Krim dhe ndëshkim” nga Fyodor Dostoyevsky
❈ Eksplorim i ndjenjës së fajit dhe brejtjes së ndërgjegjes.
❈ Tension psikologjik që përcillet mjeshtërisht nga personazhi kryesor tek lexuesi.
❈ Koncepte Frojdiane: Nënvetëdije e trazuar që përçon mesazhe të vazhdueshme tek vetëdija nëpërmjet maktheve dhe haluçinacioneve.
❈ Stres post-traumatik: ripërjetimi i ngjarjes traumatike nëpërmjet “flashbacks” apo kujtimeve që vijnë papritur.
❈ Koncepti i drejtësisë dhe ndëshkimit portretizuar jo si koncept ligjor por si torturë e psikikës njerëzore.
❈ Eksplorim i alkoolizmit dhe pasojave të tij.
Lexo edhe: Dostojevski, babai i psikologjisë – dhjetëra arsye pse duhet ta lexoni
“100 vjet vetmi” nga Gabriel Garcia Marquez
❈ Pamundësi për të harruar të shkuarën dhe tendenca për t’a përsëritur atë.
❈ Trauma ndërbrezore ose trans-gjenerative: traumë që përçohet nga ata persona që e përjetojnë drejtëpërdrejtë tek brezat pasardhës.
❈ Eksplorim i vetmisë dhe izolimit social.
❈ Eksplorim i nevojës për dashuri dhe afeksion si dhe ndërthurja me epshin. Sfidat e dashurisë përballë pengesave dhe opinionit të shoqërisë.
❈ Incest.
❈ Vetëvrasja dhe sjelljet vetë-lënduese.
❈ Vdekja, humbja e njerëzve të dashur, procesi i zisë, dëshpërimi.
“Portreti i Dorian Greit” nga Oscar Wide
❈ Konflikt psikologjik dhe zgjedhja midis të mirës dhe të keqes, moralitetit dhe imoralitetit.
❈ Narcizizmi: dashuria dhe admirimi i ekzagjeruar ndaj vetes dhe mungesa e empatisë.
❈ Koncepte Frojdiane: lufta midis Superego-s (morali, arsyeja) dhe Id-it (impulset) për të influencuar Ego-n.
❈ Bukuria fizike, rinia dhe koncepti i perfeksionit.
“Ana Karenina” nga Lev Tolstoy
❈ Dashuria obsesive dhe varësia ndaj një personi.
❈ Mëmësia dhe depresioni post-partum.
❈ Çrregullimi i personalitetit borderline: ndryshime ekstreme të humorit, përjetimi i emocioneve në mënyrë intensive dhe shkatërruese.
❈ Brejtja e ndërgjegjes dhe turpi.
❈ Martesë pa dashuri, tradhtia bashkëshortore.
“Të vrasësh zogun përqeshës” nga Harper Lee
❈ Paragjykimi, sterotipet, racizmi: fryte të mendjeve të mbyllura.
❈ Stigma që rrethon shëndetin mendor.
❈ Ankthi social.
❈ Morali dhe dinjiteti njerëzor.
❈ Prindërimi, familjet funksionale VS. familjet jofunksionale.
❈ Fëmijëria dhe naiviteti.
Autorja: Ilva Mile, Psikologe Klinike diplomuar në UT.