• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, November 22, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Lugina e Valbonës, vendi i mrekullive të pafundme natyrore

September 10, 2021
in Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Një luginë e mbushur me lumenj, ujëvara spektakolare e pyje të pafundëm nën hijen e majave të larta që shfaqen ngado. Një mikpritje me zemër, sipas traditave shekullore malësore, e gatime me produkte bio të zonës që përgatiten plot shije. Një ajër i pastër që të duket se të shton jetën dhe një qetësi ideale! Lugina e Valbonës duket se i ka vërtet të gjitha, për një pushim që do të të mbetet gjatë në mendje! Për të shkuar në Valbonë mund të ndiqen dy rrugë, prej të cilave ajo që përshkon liqenin e Komanit të lë vërtet pa frymë, dhe është njëherësh më komode.

Lugina e Valbonës Discover Albania. al

Majat e larta

Lugina e Valbonës në rrethin e Tropojës është kryevepër e natyrës, e cila nuk është kursyer aspak me bukuritë që i ka falur kësaj zone. Falë shtrirjes në qendër të Alpeve Dinarike, këtu gjenden disa prej majave më impresionuese të Alpeve Shqiptare, si ajo e Jezercës (2694 m) apo e Kollatës (2556 m). Lugina përshkohet nga Lumi i kristaltë i Valbonës, i cili, me një gjatësi prej rreth 50 km, gjarpërohet nëpër ngushtica përrallore, i rrethuar nga ngjyrat e bukura të pyjeve të ahut, dushkut e pishave. Në burim të lumit, do të gjeni edhe Ujëvarën e Valbonës (pranë fshatit Gjelaj), që nuk mund të lihet pa u parë. Duke ndjekur rrugën Bajram Curri-fshati Shoshan, do të ndesheni me Kanionin madhështor të Shoshanit i cili fsheh një ujëvarë brenda tij. Mos lini pa parë edhe Vrellën e Shoshanit, Liqenin e Xhemës pranë Majës së Kollatës, shpellën e Haxhisë, apo edhe atë të Dragobisë, ku u vra heroi i madh Bajram Curri. Këto bukuri vërtet kërkojnë kohë e vemendje por shpërblimi është i madh!

Parku Kombëtar Lugina e Valbonës - Wikipedia

Bujtinat

Kur të jetë momenti për çlodhje, falë bujtinave të ndërtuara e menaxhuara nga vet banorët duke respektuar traditat e zonës, do të ndiheni si pjesë e familjes. Flija e pjekur në saç dhe mishi i shijshëm i kecit, trofta e freskët apo turshitë dhe djathi i shtëpisë, ndër të tjera janë një motiv më shumë për ta vizituar këtë Luginë të mrekullive. Kohët e fundit, jo pak turistë provojnë sportet dimërore dhe përjetojnë nga afër magjinë e Valbonës nën borë! Ture të posaçme organizohen gjatë gjithë vitit, dhe një pjesë e  tyre e lidhin këtë destinacion me Thethin. Duhet të keni parasysh se këtu bukuria, madhështia e magjia e kësaj zone dyfishohet, madje arrin disa maja të cilat vështirë se mund të kalohen!

Bujtinat e lugines Valbone, Valbone, Albania Guest Houses, Albania

Si të shkosh te Lugina e Valbonës 

Me traget, nga Komani: Tiranë-Koman(trageti 2 orë)–Fierzë–Bajram Curri–Valbonë.
Me makinë, në drejtim të Kosovës: Tiranë–Kukës–Prizren–Gjakovë–Bajram Curri–Valbonë. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë.
Transport publik: Tiranë–Bajram Curri (përmes Kosovës gjithashtu). Udhëtimi zgjat rreth 5 orë.

Burimi: Into Albania

Tags: AlbaniaAlpe DinarikeDestinacionLiqeni i KomanitLugina e ValbonesLumenjLumi i ValbonesShqiperiTropojeUjevara
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15
Aktualitet

Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15

September 21, 2026
Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve
Destinacione

Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve

September 18, 2026
Next Post
Pfizer do të kërkojë miratim për vaksinën COVID-19 tek fëmijët 5 vjeç e lart në javët e ardhshme

Pfizer do të kërkojë miratim për vaksinën COVID-19 tek fëmijët 5 vjeç e lart në javët e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

GTA 6 çmend botën, fansat marrin pushime nga puna dhe shkollat shqetësohen për nxënësit

GTA 6 çmend botën, fansat marrin pushime nga puna dhe shkollat shqetësohen për nxënësit

2 days ago
Vaji i ullirit nën kosto – Fermerët rrezikojnë prodhimin, kërkohet ndërhyrje e qeverisë

Vaji i ullirit nën kosto – Fermerët rrezikojnë prodhimin, kërkohet ndërhyrje e qeverisë

2 days ago
8 gjëra që duhet të keni për të qenë të suksesshëm dhe plotësisht të lumtur

Pesë zakone që përmirësojnë marrëdhënien me veten dhe ndikojnë në suksesin profesional

2 days ago
Një krehër elektronik që premton të luftojë rënien e flokëve, rezultatet e para te minjtë janë premtuese

Një krehër elektronik që premton të luftojë rënien e flokëve, rezultatet e para te minjtë janë premtuese

2 days ago
Së shpejti në Londër, ekspozita “ROOTS OF FREEDOM AND IDENTITY”

Së shpejti në Londër, ekspozita “ROOTS OF FREEDOM AND IDENTITY”

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In