Duke shkuar tek pikat e “Laj Thaj” ju arrini të kurseni para, kohë, energji dhe ujë…
Më në fund edhe në Shqipëri na ofrohet komoditeti të kemi lavanderi me vetëshërbim. “Laj Thaj” gëzon 3 pika në Tiranë dhe po ua bën më të thjeshtë jetën qytetarëve me shërbimet që ofron. Njëra pikë ndodhet në Qytetin Studenti, një tek Inxhinieria e Ndërtimit dhe tjetra tek zona e Astirit.
Nëse këtë proçes deri më sot e kryen në shtëpi; ku duhet të presësh gjatë për tharjen e të harxhosh kohë duke i hekurosur; kjo nuk është më një makth. Po ashtu nuk është më një problem edhe pjesa e shpenzimit të parave, nëse këtë proçes shpesh e kryeni në pika të pastrimit kimik, në lavanderitë me vetëshërbim çmimi është disafish më lirë.
Mjafton të shkoni në këto tre pika dhe ju në mënyrë mjaft të thjeshtë do të kryeni veprimet lehtësisht dhe koha që duhet të prisni zgjat 15-45 minuta maksimumi në varësi të rrobave apo artikujve.
E sigurtë nuk do të mërziteni, pasi aty mund të konsumoni edhe një kafe në kohën e pritjes.
Por cilat janë hapat që duhet të ndiqni për një proçedurë të tillë?
- Hapi i parë: Blini ilaçin tek makineria që kushton vetëm 50 lekë, ose mund ta sillni nga shtëpia.
- Hapi i dytë: Ngarkojeni lavatriçen me ilaçin dhe me rrobat. Më pas futni 200 lekë dhe zgjidhni programin e duhur për larjen e rrobave tuaja.
- Hapi i tretë: Pasi të përfundoni proçesin e larjes së rrobave, hiqni nga lavatriçja dhe futini tek tharësja e rrobave. Mbylleni derën dhe më pas futni 100 lekë dhe zgjidhni proçesin e duhur të tharjes.
E thjeshtë: Me 300 lekë ju arrini të lani 10 kilogramë rroba. E përse na duhet që një batanije ta lajmë në pastrim kimik 800 apo 1000 lekë? Laj Thaj jua mundëson këtë me vetëm 300 lekë.
Makinat larëse dhe tharëse janë profesionale dhe të një tekneologjie të lartë, të cilat ofrojnë larje të thellë dhe higjenë maksimale. Po ashtu tharëset profesionale japin rezultate të shkëlqyera dhe ju nuk do të keni nevojë t’i hekurosni rrobat.
Me një zgjedhje të zgjuar me “Laj Thaj” ju arrini të kurseni para, kohë, energji dhe ujë./ProBizz.al