Pas vitesh dominimi në tregun e automjeteve elektrike, Tesla ka filluar të përballet me konkurrencën, si nga prodhuesit e njohur të automjeteve, ashtu edhe nga konkurrentët si Lucid dhe Rivian. Por kompania e Elon Musk vazhdon të mbajë një pjesë të konsiderueshme të tregut të automjeteve elektrike, ajo ka një vlerë prej 1 trilion dollarësh pas lajmit për marrëveshjen e saj me Hertz për 100,000 EV Model 3, dhe Musk është personi më i pasur në botë.
Lexo: Tesla arrin për herë të parë vlerën e tregut prej 1 trilion dollarësh
Tesla mbetet i varur nga talenti në të gjithë software-in e tij, zinxhirin e furnizimit dhe departamentet e tjera për ta mbajtur atë në të njëjtin nivel në treg.
Në faqen e saj të karrierës, Tesla ka qindra vende pune të hapura në të gjitha kategoritë si zinxhiri i furnizimit, prodhimi, tarifimi dhe mjedisi, shëndeti dhe siguria, ndër të tjera.
Insider analizoi të dhënat e pagave nga tremujori i katërt i 2020 deri në tremujorin e dytë të 2021 dhe përfaqësojnë një mesatare të rrogës që punonjësit e Tesla paguhen gjatë një viti.
- Inxhinier i asociuar i prodhimit: $93,983
- Menaxher i furnizimit botëror: $119,890
- Inxhinier industrial: $ 100,436
- Analist logjistike: $85,333
- Menaxher, mechanical design engineering: $173,200
- Inxhinier i kontrollit të ecurisë së prodhimit: $110,215
- Inxhinier i prodhimit: $103,723
- Inxhinier i dizajnit mekanik: $107,207
- Inxhinier i një proçesi të caktuar: $99,543
- Inxhinier i sigurimit të kualitetit: $104,221
- Analist i lartë: $116,613
- Inxhinier i lartë i dizajnit elektronik: $131,193
- Inxhinier i lartë i hardware: $142,342
- Inxhinier i lartë i kontrollit të ecurisë së prodhimit: $129,587
- Inxhinier i lartë i prodhimit: $125,020
- Inxhinier i lartë i dizajnit mekanik: $125,247
- Inxhinier i lartë i një proçesi të caktuar: $114,531
- Inxhinier i lartë i aplikimit të software: $139,442
- Inxhinier i lartë i zhvillimit të software: $148,500
- Inxhinier i lartë i sigurimit të kualitetit: $139,207
- Menaxher i lartë i produkteve teknike: $135,807
- Inxhinier i lartë testues: $124,666
- Inxhinier i zhvillimit të software: $133,879
- Inxhinier i lartë software QA: $142,422
- Inxhinier i dizjanit elektronik i stafit: $161,157
- Inxhinier i prodhimit i stafit: $150,528
- Inxhinier i dizajnit mekanik i stafit: $148,620
- Inxhinier zhvillues i software i stafit: $175,703
- Menaxher i programit teknik: $120,083
- Inxhinier testues: $112,272
Burimi: Insider