Në mes të gjelbërimit, vetëm 35 kilometra larg Tiranës, ndodhet Vila Disha, vendi perfekt për ata që kërkojnë qetësi, ushqim tradicional dhe natyrë të bukur.
I mbushur me nostalgji për vendin ku kishte kaluar fëmijërinë e tij, Besmir Disha, një emigrant i hershëm, vendosi të investojë në Shën Gjergj, duke hapur kështu biznesin e tij familjar.
Vila, e hapur në vitin 2019 pas restaurimit të shtëpisë së vjetër, e trashëguar ndër breza, përmban aktualisht 6 dhoma mjaft komode dhe me të gjitha kushtet e nevojshme, në të cilat mund të akomodohen rreth 20-22 persona.
Pranë vilës, në maj të 2021 është hapur dhe restoranti, në të cilin serviren me shumë pasion dhe dashuri ushqimet e shijshme 100% bio të zonës. Atmosfera që krijohet në restorantin e tyre është mishërim i mikpritjes dhe traditës, duke u kujdesur që të gjithë vizitorët të shijojnë çdo çast në ambientet e tyre.
Këtë e aprovojnë dhe turistët e shumtë, vendas dhe të huaj, kryesisht nga Evropa: Hollanda, Belgjika, Gjermania, Austria, Polonia dhe nga Amerika, Anglia dhe Arabia Saudite.
Detaji më interesant në ambientin e restorantit është oxhaku i ngritur në mës të tij, që jep një shfaqje të mrekullueshme të zjarrit.
Vilën ku është ndërtuar bujtina, Z. Disha do ta quante një shtëpi muze, pasi ajo ka qenë bazë e luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Dhjetëra italianë apo njerëz të tjerë që u larguan prej luftës dhe nuk kishin ku të qëndronin gjetën strehë aty.
Shën Gjergji është një zonë perfekte për të apasionuarit pas natyrës, një zonë ku je i rrethuar nga të katërta anët me gjelbërim në stinën e pranverës dhe me bardhësinë e mrekullueshme të borës në dimër. Teksa ekploron vendet e shumta që mund të vizitohen aty, siç janë Ujëvara e Shën Gjergjit, Ujëvara e Shtogut, Mali me Gropa, liqeni i Lepurit, liqeni i Bixës, fshati i Bixës, liqeni i Shën Mërisë dhe Ballkoni i Shën Gjergjit, mund të shijosh ajrin e pastër dhe të praktikoni sportin tuaj të preferuar, hiking.
Vizitoni faqen e tyre në Instagram @viladisha dhe nxitoni të prenotoni për të kaluar një ditë ndryshe nga të tjerat, larg zhurmave, në mes të qetësisë dhe relaksit që të fal natyra e bukur shqipare./ProBizz.al