• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 23, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Universiteti Bujqësor i Tiranës çel program master për studentët afganë

March 19, 2022
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Universiteti Bujqësor i Tiranës nënshkroi ditën e djeshme një marrëveshje me Universitetin Shtetëror të Michiganit për të bashkëpunuar në kërkime shkencore dhe rritjen e cilësisë së studimeve.

Pjesë e këtij bashkëpunimi është edhe përfshirja në auditore e studentëve afganë të bujqësisë, që ndërprenë studimet nga trazirat në Kabul dhe u strehuan në Shqipëri.

Marrëveshja mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Shtetëror të Miçiganit parashikon veprimtari të përbashkëta si shkëmbime studentësh dhe pedagogësh, kërkime shkencore dhe konferenca të përbashkëta.

Por pjesa më e veçantë e këtij bashkëpunimi është që studentët afganë të Universitetit të Kabulit do të vazhdojnë studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Rektori Fatbardh Sallaku tha se ministria e arsimit miratoi hapjen e një programi master enkas për ta, që të thellojnë studimin dhe kërkimin shkencor.

“Sot këta studentë afganë janë të pajisur me numrin e matrikulimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Universiteti ynë do të jetë pjesë e CV-së së tyre për gjithë jetën. Që të gjithë modulet dhe detyrimet e mbetura ne do të bëjmë çmos për t’i zhvilluar online me qëllim diplomimin e tyre në korrik dhe gusht” – thotë zoti Sallaku.

Përfaqësuesi i Universitetit të Miçiganit, Kurt Richter tha se ai dhe kolegët amerikanë u përpoqën dy javë derisa nxorën studentët afganë nga aeroporti i Kabulit në mes të trazirave me interesimin e përfaqësueses Elissa Slotkin derisa erdhën në Shqipëri për t’u strehuar në Shëngjin, dhe do të jenë së shpejti emigrantë në SHBA.

“Gjatë atyre ditëve nuk e dinim se ku do të shkonim, derisa përfaqësuesja Slotkin bisedoi me ambasadoren Kim. Kryeministri Edi Rama ia hapi dyert e Shqipërisë grupit tonë. U bashkuan edhe shumë njerëz të mirë nga USAID dhe nga Spirit of America për të patur sukses në këtë mission të vështirë” – tha zoti Richter.

Synimi i UBT është që studentët afganë të përfshirë në këtë vit akademik të diplomohen me master, duke plotësuar të gjithë detyrimet universitare të mbetura përgjysmë nga trazirat në vendin e tyre.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim, tha se mikpritja shqiptare për qytetarët afganët pas shpërthimit të dhunës në të gjithë Afganistanin është admiruar nga gjithë bota.

“Sot jemi këtu për t’u siguruar se ata që erdhën nga Afganistani do të vazhdojnë studimet e tyre në SHBA njëlloj si i vazhduan në Tiranë. Po ashtu do të sigurohemi që studiuesit në Shqipëri dhe në Amerikë të punojnë së bashku” – tha ambasadorja Kim.

Marrëveshja mes dy universiteteve u projektua disa muaj më parë gjatë një vizite të kryeministrit Rama në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Ajo nisi si një mënyrë për të ndihmuar studentët afganë dhe u shndërrua në një platformë të gjerë bashkëpunimi shkencor.

“Është themelore që ne së bashku t’i japim këtij universiteti maksimumin e mundshëm për të përshpejtuar adoptimin e Universitetit Bujqësor me kohën si dhe modernizimin e tij, duke shfrytëzuar sa më mirë burimet njerëzore të vet universitetit” – tha zoti Rama.

Studentët dhe studiuesit afganë të agronomisë janë pjesë e grupit prej 118 personash, që nxori nga Kabuli për t’i shpëtuar nga dhuna e talebanëve në fund të gushtit të kaluar Anëtarja e Kongresit amerikan, përfaqësuesja Elissa Slotkin, pjesa më e madhe të cilëve u strehuan në Shqipëri, ku gjetën siguri dhe mbrojtje.

Burimi: Zeri Amerikes

Tags: AfganeKabulMarreveshjeProgram masterStrehimstudenteUniversiteti Bujqesor i TiranesUniversiteti Shteteror i Michiganit
ShareTweetShare

TE NGJASHME

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË
Evente

TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË

October 5, 2026
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Next Post
Këshilla e Mark Zuckerberg për të rinjtë: Fokusohuni më shumë në ndërtimin e marrëdhënieve sesa te objektivat

Këshilla e Mark Zuckerberg për të rinjtë: Fokusohuni më shumë në ndërtimin e marrëdhënieve sesa te objektivat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

4 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

4 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

5 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

5 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

6 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset