• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Thursday, September 10, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Aplikimet për grurin, sot afati i fundit

September 23, 2022
in Ekonomi, Intervista, Interviste Aktualiteti, Publikime, Te Pergjithshme
0
Gold wheat field and blue sky

Gold wheat field and blue sky

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Mijëra fermerë janë interesuar për të aplikuar për skemën e mbështetjes me financime për prodhimin e grurit, një masë që ndërmerret për herë të parë në Shqipëri.

Drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Eranda Selmanaj në një intervistë për mediat televizive tha se procedura e aplikimit ka qëne shumë e thjeshtë dhe buxheti i alokuar prej 500 mln lekë do ti shërbejë fermerëve për shtim të sipërfaqeve.

“Skema e mbështetjes së grurit është një skemë për herë të parë. Kjo edhe si nevojë që e shikojmë këtë vit nga lufta që po ndodh midis Ukrainës dhe Rusisë ku qëllimi dhe politika e qeverisë është të mbështetet tashmë mbjellja dhe rritja e sipqrfaqes së grurit. Kemi një buxhet të alokuar 500 milionë lekë nga Fondi i Rezistencës Sociale për të cilin ne kemi hapur një thirrje për aplikim nga data 1 shtator dhe është aktive deri në datën 23 shtator. Procedura e aplikimit është shumë e thjeshtë, pa dokumenta, nëpërmjet portalit e-albania ku fermeri logohet me kredencialet e tij në këtë portal, duhet të ketë NIPT fermeri, të regjistruar dhe deklaron sipërfaqen që do të mbjellë me grurë dhe kaq është momenti i aplikimit, pa dokumenta. Më pas pas 5 ditëve që do të mbyllet afati i aplikimit ne do të shpallim listat e fituesve dhe fermerët më pas kanë 15 ditë kohë të dorëzojnë dokumentin e pronësisë mbi të cilën do të jetë sipërfaqja e mbjellë me grurë.” – thotë Selmanaj.

Nuk kanë munguar fushatat informuese për fermerët që ta kenë më të qartë aplikimin.

“Dua të theksoj dhe të qartësoj për të gjithë ata që na ndjekin pasi kemi patur një fushatë informuese. Pra, ekipi i ABZHR-së ka dalë në terren për të qartësuar të gjithë fermerët, për t’i udhëzuar dhe nxitur që të aplikojnë, që ky buxhet të përthithet dhe të disbursohet brenda vitit, deri në dhjetor. Kemi hasur një vështirësi apo një moskuptim për cështjen e dokumentave të pronësisë. Për të palikuar për këtë skemë janë të pranueshme: certifikata e pronësisë aty ku është e regjistruar, tapitë e vjetra të tokës sipas ligjit 7501, kontratat e qiramarrjes ose huapërdorjes, gjithashtu për fermerët që përdorin tokën bujqësore por për një arsye ose një tjetër nga pronarti nuk ka një dokument, një kontratë qiraje të noterizuar, pranohet dhe aktmarrëveshja midis dy palëve, por duhet të konfirmohet nga njësia adminitsrative që kjo tokë realisht punohet nga ai që e ka marrë në huapërdorje apo qiramarrje. Pra, që të jetë sa më e thjeshtë dhe subvencionimi apo pages ti shkojë fermerëve që realisht e punojnë tokën dhe e kultivojnë grurin. “-shton Drejtoresha e përgjithshme e AZHBR-së.

Duke qenë se është hera e parë, pritshmëritë janë që skema të jetë e vazhdueshme dhe me më shumë mbështetje.

“Financimi është 30’000 lekë të reja, pra 300 mijë lekë të vjetra për hektarë dhe në këtë thirrje për aplikim që kemi për grurin, prioritet kanë sipërfaqet më të mëdha, duke qenë se synohet edhe rritja e sipërfaqeve të mbjella, ku minimumi është 1 hektarë por nuk është detyrim që 1 hektarshi të jetë në një bllok, mund të jetë në disa parcela, por totali i parcelave të përbëjnë 1 hektarë. Dua të theksoj që nndryshe nga skema e naftës që është përsëri mbështetëse ku edhe gruri është përfshirë dhe është mbështetja më e madhe e dhënë ndonjëherë nëpërmjet skemës së naftës dhe edhe për këtë skemë kemi prapë një fond shtesë 500 milionë nga Paketa e Rezistencës Sociale, kemi filluar shpërndarjes e kartave të naftës për fermerët, që të ndihmojë edhe në sezonin e mbjelljeve të vjeshtës. Pra, për grurin kemi pas dhënë suport dhe financim naftën, tashmë i shtohet dhe një mbështetje e re që është me pagesën për sipërfaqen e mbjellë, por në skemën e grurit do të verifikojmë të gjitha parcelat. Pra, pagesat do të kryhen bazuar në sipërfaqen faktike të mbjellë dhe është një pagesë  direkte në llogarinë e fermerëve.” – tha Znj. Eranda Selmanaj.

Shuma prej 30 mijë lekë është vendosur pas një studimi të kryer për kapacitetet prodhuese të grurit dhe vështirësitë ne vend.

Tags: AplkimeAZHBRGruriSubvencion
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Buxheti arkëtoi 18 milionë euro më shumë në mars-korrik, vetëm nga shtrenjtimi i naftës dhe benzinës
Ekonomi

Buxheti arkëtoi 18 milionë euro më shumë në mars-korrik, vetëm nga shtrenjtimi i naftës dhe benzinës

September 10, 2026
2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend
Bota

Italia kërkon tarifa zero për pagesat e vogla me euron digjitale

September 9, 2026
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike
Ekonomi

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

September 8, 2026
Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? Gjermania kryeson me 38,215 invididë
Bota

Ekonomia gjermane nis të marrë frymë sërish, pas vitesh stanjacioni

September 7, 2026
Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë
Ekonomi

Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

September 7, 2026
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve
Ekonomi

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

September 5, 2026
Next Post
Ndryshimi i ligjit për fotovoltaikët, prodhuesit: Lajm fantastik

Ndryshimi i ligjit për fotovoltaikët, prodhuesit: Lajm fantastik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Buxheti arkëtoi 18 milionë euro më shumë në mars-korrik, vetëm nga shtrenjtimi i naftës dhe benzinës

Buxheti arkëtoi 18 milionë euro më shumë në mars-korrik, vetëm nga shtrenjtimi i naftës dhe benzinës

9 hours ago
Viti i ri shkollor nis rregullisht më 27 shtator, skenarët e tjerë varen nga pandemia

“Pas Shkolle”, mundësi e re për fëmijët në 85 shkolla të Tiranës

10 hours ago
AI mund të sjellë kthesën e madhe në luftën kundër kancerit: “Mund ta kurojmë gjatë jetës sonë”

AI mund të sjellë kthesën e madhe në luftën kundër kancerit: “Mund ta kurojmë gjatë jetës sonë”

13 hours ago
Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?

Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?

14 hours ago
TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset