• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, September 6, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Vjosa Park Kombëtar – ekspertët zhvillojnë vizitë studimore

October 17, 2022
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Gjatë programit pesë-ditor në basenin e Vjosës, ekspertët shqiptarë dhe ndërkombëtarë zhvilluan konsultime me aktorët vendas dhe po punojnë përhartimin e një masterplani për ruajtjen e integritetit natyror të Vjosës e degëve të saj dhe zhvillimin e turizmit të qendrueshëm të lidhur ngushtë me eko-turizmin.

• Ekipi i ekspertëve që po punon për krijimin e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa ka marrë pjesë në një seri takimesh dhe aktivitetesh, në vende të ndryshme përgjatë luginës së Vjosës.

• Gjatë udhëtimit studimor, grupi zhvilloi diskutime me palët e interesuara sipërfaqësues të komuniteteve lokale dhe sipërmarrës të sektorëve të ndryshëm, për t’u angazhuar me ta mbi vizionin dhe ndikimet e Parkut të ardhshëm Kombëtarnë aktivitetin e tyre.

• Grupi i ekspertëve po punon për hartimin e një masterplani të detajuar që do të dokumentojë projektin teknik për shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, në disa faza, përfshirë propozimin për menaxhimin e Parkut të ardhshmëm Kombëtar, krijimin e një koncepti për zhvillimin e turizmit të qendrueshëm të lidhur ngushtë me eko-turizmin si dhe ngritjen e mundësive për financimin e qëndrueshëm të tij. 

Përmet, Tepelenë, Gjirokastër, Vlorë, 23-27 shtator 2022. Ekipi i 30 ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë për shpalljen e Lumit të Egër Vjosa Park Kombëtar zhvilloi një ekspeditë studimore 5 ditore përgjatëvijës ujore të lumit Vjosë dhe degëve të saj me rrjedhje të lirë, përmes bashkive tëPërmetit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Vlorës. 

Qëllimi i programit studimor kishte në fokus dy aspekte kryesore: së pari, njohjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë me luginën e Lumit Vjosa, të cilët do të punojnë për të siguruar mbrojtje afatgjatë të karakterit ekologjik dhe biodiversitetit të luginës me qëllim ruajtjen e integritetit të ekosistemit të saj, për të propozuar modele që do të mundësojnë zhvillimin e turizmit tëgjelbër dhe forma të zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në territoret përgjatë Vjosës dhe degëve të saj, dhe së dyti, prezantimin e ekspertëve me komunitetin lokal dhe anasjelltas. 

Ekipi i ekspertëve nisi me shqyrtimin e përbërësve kryesorë të sistemit lumor – duke përfshirë degët, zonat e mbrojtura dhe monumentet e natyrës. Ekipi udhëtoi drejt Përmetit deri në fshatin Konicë (në kufi me Greqinë) aty ku nis rrjedha e lumit Vjosa për në Shqipëri – për të vijuar me ndalesa përgjatë gjithë rrjedhës së Vjosës, përfshirëTepelenën, Gjirokastrën, përroin e Kardhiqit e Zhulatit (degë me rrjedhje të lirë tëDrinos), vizitë në zonën e Kalivaçit, luginën e Bënçës, Shushicës, drejt Bratajt, Selenicës, për të përfunduar në deltën e Vjosës në Adriatik (Vlorë).  

Përgjatë ndalesave në zonat përrethPërmetit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Vlorës- ekipi i ekspertëve zhvilloi diskutime fillestare dhe takime konsultative me palët e interesuara, komunitetet lokale, qeverisjen vendore, OJQ-të  dhe grupet e interesit, për t’u njohur me secilin prej tyre dhe për t’u prezantuar domethënien e shpalljes së Lumit Vjosë dhe degëve të saj Park Kombëtar, ndikimet e pritshme në aktivitetet e tyre.  

Gjatë takimeve konsultative, grupet e interesit, përfshirë operatorët turistikë, shprehën mbështetjen dhe optimizmin e tyre për përfitimet që do të ofrojë Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa.

Ky udhëtim studimor ishte hapi i parë në procesin e angazhimit me palët einteresuara. Në javët e ardhshme, takime e seminare të posaçme do të mbahen me banorët vendas dhe palët e tjera të interesuara si përfaqësuesit e biznesit, në qytetet kryesore përgjatë lumit. Fokusi i këtyre takimeve do të jetë prezantimi i vizionit të Parkut Kombëtar, veçanërisht në kuadrin e mundësive të reja që do të lindin bazuar në konservimin dhe ruajtjen e vleravenatyrore dhe socio-kulturore të luginës së Vjosës.

Pas programit studimor, grupi i ekspertëve po vijon punën për të hartuar masterplanine detajuar që do të dokumentojë skicimin teknik për shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, në disa faza.

Masterplani do të përfshijë përcaktimin e kufijve dhe zonave të Parkut të ardhshëm Kombëtar, në faza. Ai do të përfshijëzhvillimin e një koncepti për strukturën e menaxhimit të parkut kombëtar në mënyrë efektive, me synimin që ky propozim të shërbejë si model edhe pë parqe të tjera kombëtare në Shqipëri, por jo vetëm. 

Ekipi i ekspertëve do të krijojë një koncept për zhvillimin e turizmit të qendrueshmëm me lidhje të ngushtë me eko-turizmin brenda pellgut ujëmbledhës të Vjosës, si dhe do të propozojë mundësitë për financimin e qëndrueshëm të funksionimit dhe menaxhimit të parkut kombëtar.

Të gjitha këto propozime për shpalljen e Lumit të Egër Vjosa Park Kombëtar do të shoqërohen me vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social, të cilat brenda muajit dhjetor të këtij viti do t’i dorëzohen Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të vijuar më tej me shpalljen në faza të Parkut Kombëtar.

Tags: EkspertePark KombetarVizite studimoreVjosa
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Next Post
Tetori rozë, Vital ofron produkt falas për kurat mujore

Tetori rozë, Vital ofron produkt falas për kurat mujore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

1 day ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

1 day ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

2 days ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

2 days ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset