Lara Colturi u shpall kampione bote për të reja në displinën e super gjigandit duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Skiatorja kuqezi zhvilloi një garë të shkëlqyer të premten në St. Anton të Austrisë.
Colturi e kaloi finishin me kohën 1 minutë, 1 sekondë e 64 të qintat. 16- vjeçarja ishte 65 të qindat me e shpejtë se vendi i dytë zicerania Stefanie Grob (Shtefani Grosh).
Lara Colturi preku shpejtësinë 120 kilometra në orë. Një ditë më parë Colturi iu afrua podiumit në disiplinën e Downhill ku u rendit e katërta.
Lara Colturi: Jam shumë e lumtur për këtë fitore. Çdo gjë shkoi mirë. Jam shumë e lumtur për atë çka kam arritur deri tani me Kombëtaren e Shqipërisë. Menjëherë mora urime nga familja. Edhe ata janë në botën e skive.
Italiania e natyralizuar shqiptare ka pak muaj që i është bashkuar Shqipërisë.
Ajo ka marrë pjesë edhe në cirkutin e Kupës së Botës, aktiviteti më i rëndësishëm i sportit të skive, ku është përfshirë edhe mes 30 më të mirave.
Burimi: TV Klan