“Të lumtur për shpërndarjen e certifikatave të fermerëve që u bënë pjesë e Skemës Kombëtare të Trajnimit!” – shprehen përfaqësues së Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Gjatë ceremonisë të shpërndarjes së certifikatave të fermerëve morën pjesë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Frida Krifca dhe Zv. Ministri, Enio Civici, fermerë të sektorëve të ndryshëm, përfaqësues të QTTB, specialistë nga Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) dhe pedagogë të UBT që kanë zhvilluar trajnimin gjatë gjithë procesit.
Rektori Fatbardh Sallaku falenderoi Ministren Krifca për besimin dhe mbështetjen e ofruar për UBT-në në realizimin e kësaj inisiative thelbësore për zhvillimin e sektorit bujqësor në vend. Ai i mëshoi faktit që UBT do të jetë ‘djepi’ i ofrimit të dijeve dhe partneri i pandashëm i aplikimit të risive në këtë sektor.
Ministrja shprehu falenderime për profesionalizmin e treguar nga të gjitha hallkat në realizimin e këtij procesi dhe theksoi se iniciativa të tilla do të përkrahen e do të iniciohen gjithnjë e më tepër nga MBZHR në kuadër të inovacionit në bujqësi.
Certifikatat e trajnimit u shpërndanë nga Ministrja dhe Rektori për fermerë dhe ekstensionistë të sektorit të prodhimit bimor, të blektorisë, të pemëtarisë dhe bletarisë.