Kurseni 20 orë në javë, duke larguar këto 4 gjëra…
Kur bëhet fjalë për karrierën, biznesin dhe produktivitetin, zakonisht shpërblehet ai që vepron ndryshe nga shumica.
Pra, ndërsa të gjithë janë të përqendruar për të bërë më shumë, po sikur të bëjmë të kundërtën?
Perandori stoik romak, Marcus Aurelius e tha më së miri: “Energjia dhe koha juaj janë të kufizuara, prandaj mos humbni kohë me atë që bëjnë, mendojnë dhe thonë ata që nuk kanë rëndësi në jetën tuaj.”
Pra, le t’i heqim të gjitha ato gjëra të parëndësishme, për të lënë hapësirë për gjërat që kanë me të vërtetë rëndësi. Këtu janë 4 gjëra, që mund të hiqni nga jeta juaj për të fituar 20 orë shtesë çdo javë.
1. Lista juaj e detyrave
Një listë e rrëmujshme e detyrave për t’u bërë (to-do list), çon në lodhje gjatë marrjes së vendimeve, duke ju stresuar. “Paraliza e analizës” (Analysis paralysis) është një fenomen i vërtetë.
Kur përballeni me shumë zgjedhje ose një listë gjërash për të bërë, ka më shumë gjasa të ndiheni të mbingarkuar. Pra, hiqni listën tuaj të detyrave.
Por, shumëkush mund të thotë “Si mund të jetoj pa listën time të detyrave??!!”
Ju duhet të jeni të qëllimshëm për gjithçka që bëni, nëse doni të kurseni kohë. Kështu që gjithmonë pyesni veten: “Cilat janë 3-4 gjërat më të rëndësishme, që kanë ndikimin më të rëndësishëm në jetën dhe karrierën time?”
Nuk keni nevojë për një listë detyrash, për t’i mbajtur mend ato gjëra. Dhe mund ta përqendroni atë kohë dhe energji në ekzekutim, në vend që të fiksoheni për listën tuaj. Kur jepni përparësi në këtë mënyrë, do të zbuloni se mund të arrini më shumë në më pak kohë.
Nëse keni mbaruar me ato 3-4 detyrat kryesore dhe keni ende kohë/energji? Pastaj mund të kaloni në të gjitha ato detyra të tjera, që zakonisht vendosni në një listë detyrash.
2. Orë të pasigurta zgjimi
Kur orët e para pas zgjimit shpenzohen në mënyrë “të drejtë”, zakonisht midis 8:00 dhe 9:00 të mëngjesit, njerëzit kanë më shumë energji dhe fokus gjatë gjithë ditës.
Mbani mend, nuk ka të bëjë me KUR zgjoheni, por për atë që bëni pasi zgjoheni.
Kur zgjoheni duke mos ditur se çfarë do të bëni, ka më shumë gjasa të zvarriteni ose të qëndroni në shtrat për një kohë të gjatë, ose të shikoni telefonin tuaj.
Mund ta planifikoni ditën tuaj që një natë më parë. Duhen vetëm disa minuta. Dhe kjo ka një ndikim të madh se sa të fokusuar jeni në mëngjes.
Nëse mendoni se kjo do të funksiononte më mirë për ju, provojeni atë.
3. Detyra të përsëritura
Softuerët dhe Inteligjenca Artificiale (artificial intelligence, AI) po bëhen më të mirë në automatizimin e detyrave të vogla dhe të përsëritura. Deri më tani, shumë nga këto mjete janë të lira ose falas. Pra përdorini ato.
Kjo gjithashtu ndihmon me mentalitetin. Kur filloni të mendoni për automatizimin e detyrave tuaja, kjo ju vendos në një mentalitet ku po përpiqeni të jeni efikas.
Jeni të detyruar të shikoni më thellë punën tuaj. Dhe mund të pyesni veten: “Çfarë jam duke bërë, që nuk duhet ta bëj vetë?”
Do të habiteni nga sasia e gjërave, që mund t’ua lini AI ose të delegoni te njerëzit e tjerë. Kështu, mund të përqendroheni më shumë në gjërat, që kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën dhe karrierën tuaj.
Bëjeni këtë dhe do t’i kurseni vetes më shumë kohë. Imagjinoni gjërat që mund të bëni me 20 orë shtesë çdo javë.
Ju duhet të përqendroheni më mirë në aspektet krijuese të karrierës suaj, të jeni më shumë me të dashurit, të merreni me një hobi të ri ose thjesht të relaksoheni.
Duke automatizuar detyrat e përsëritura, ju lironi kohë për t’u fokusuar në atë që ka vërtet rëndësi.
4. Koha e panevojshme para ekranit
Është e lehtë të biesh në grackën e lëvizjes së pafund dhe shfletimit të pamend para ekranit të telefonit. Ne ndonjëherë harrojmë se sa kohë kalojmë në ekranet tona.
Dhe kjo është pavarësisht kohës që kalojmë duke punuar; ku shumë prej nesh ka të ngjarë të kalojnë 90% të kohës sonë të punës përpara një ekrani.
Pra, çfarë mund të bëni për të minimizuar kohën para ekranit, edhe nëse puna juaj është kryesisht e bazuar në ekran?
Vendosni një kohë specifike për të kontrolluar mediat sociale dhe emailet. Mundohuni të frenoni dëshirën për të kontrolluar vazhdimisht telefonin tuaj.
Mbajeni telefonin larg kur jeni duke punuar. Distanca fizike prej tij, do t’ju ndihmojë të jeni më të përqendruar.
Së fundi, mos e merrni telefonin tuaj në shtrat. Gjumi dhe ëndrrat nuk kanë nevojë për ekranin e telefonit tuaj.
Synimi është të kufizohet koha e përdorimi në rreth 2 orë në ditë.
Henry David Thoreau ka thënë: “Nuk mjafton të jesh i zënë; edhe milingonat janë të zëna me punë.”
Thoreau jetoi në mesin e shekullit të 19-të. Por ajo që ai tha është edhe më e rëndësishme sot. Kështu që gjithmonë pyesni veten: “A janë vërtet të rëndësishme këto gjëra, që më mbajnë të zënë në jetën dhe karrierën time?”
Thuaj lamtumirë listës së detyrave, mëngjeseve të pasigurta, kohës së panevojshme para ekranit dhe detyrave të përsëritura. Gjeni kohë për atë që vërtet ka rëndësi për ju dhe jetoni jetën sipas kushteve tuaja.
Mund të fitoni më shumë para ose të punoni më shumë në të ardhmen. Por, koha është diçka që nuk mund ta kthesh, pasi ta humbësh.
Kështu që përdorni mirë. Dhe shmangni gjërat që nuk kanë rëndësi.