Ekonomia europiane do të rritet në 2023 dhe vitin e ardhshëm më shpejt seç ishte parashikuar pavarësisht inflacionit dhe rritjes së normave të interesit.
Në këtë përfundim ka arritur Komisioni Europian ku 27 vendet anëtare parashikuan një rritje më 1 % në 2023 ndërkohë që më herët ishte vlerësuar 0.8 %.
Ndërsa për vitin 2024 është parashikuar të rritet me 1.7 % nga vlerësimi i mëparshëm që ishte 1.6 %.
Sipas raportit ekonomia europiane është duke menaxhuar mjaft mirë përshtatjen ndaj goditjeve të shkaktuara nga pandemia dhe agresioni rus. Konkretisht, vitin e kaluar Europa e menaxhoi të largohej nga varësia e gazit rus.
Po ashtu në raport theksohet edhe përballimi me sukses i bizneseve të cilat rezistuan ndaj ndikimeve të luftës në Ukrainë dhe sa i përket krizës energjitike ishte mjaft i dobishëm diversifikimi i shpejtë i furnizimit dhe rënia e konsumit të gazit në të gjitha vëndet.
Përkthyer dhe përshtatur nga “The Guardian” për Probizz.al