Çmimet e ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me ritmin më të shpejtë në gati 45 vite, vecanërisht në produktet kryesore si sheqeri, qumështi dhe makaronat.
Kjo vjen pasi norma e përgjithshme e inflacionit është rritur gjatë 18 muajve të fundit duke ndrydhur shumë familje në blerjet për konsum. Inflacioni ishte 8.7 % në prill, në rënie nga 10.1 % në mars, por mbi shifrën e pritur prej 8.2 %. Megjithatë kjo nuk do të thotë se çmimet po bien, përkundrazi ato po rriten shpejt. Kancelari Jeremy Hunt i tha BBC se rënia ishte e “mirëpritur”, por është ende larg përfundimit të betejës.
Kjo ndodhi për faktin se rritja e çmimit të energjisë po ngadalësohet nga rritja ekstreme e para një viti menjehërë pasi Rusi pushtoi Ukrainën dhe u ndëshkua më sanksione.
Kohët e fundit edhe çmimet që kompanitë po paguajnë për ushqimet e importuara kanë rënë ndjeshëm. Megjithatë kërkon kohe për t’u reflektuar tek supermarketet.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al