Rikthehet sërish në vëmendjen e mediave “çështja” Hailey Bieber dhe Selena Gomez . E ftuar në serialin ‘Bloomberg Originals’ Hailey tha : “Unë nuk mendoj se kjo ka të bëjë me mua, Hailey Bieber dhe Selena Gomez. Kjo nuk ka të bëjë me këtë përplasje midis dy grave dhe ndarjes midis dy grave. Ka të bëjë me urrejtjen e neveritshme që mund të vijë nga histori krejtësisht të sajuara, të shtrembëruara. Kjo mund të jetë vërtet e rrezikshme.”
26-vjeçarja, e cila është e martuar me ish-in e Selenës, Justin Bieber, është gati që të ndalojë të gjithë këtë debat të hapur publikisht.
“Unë mendoj se është një mundësi për të qëndruar me të vërtetën, për të bashkuar njerëzit dhe për të mos qenë pale me llojin e ndarjes që shkaktoi” vazhdoi Hailey. Më herët edhe Selena kritikoi publikisht gjuhën e urrejtjes ndaj Hailey-t.