Shefi i Meta, Mark Zuckerberg thotë se platforma e re e mediave sociale, Threads, ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesve të saj.
Rivali i Twitter-it arriti në më shumë se 100 milionë përdorues brenda pesë ditëve nga fillimi i tij në fillim të këtij muaji. Por Zuckerberg e ka pranuar se këto shifra tani kanë rënë.
“Nëse keni më shumë se 100 milionë njerëz të regjistruar, në mënyrë ideale do të ishte fantastike nëse të gjithë apo edhe gjysma e tyre do të qëndronin aty. Ne nuk jemi ende atje,” tha ai.
Threads u kritikua për funksionalitetin e kufizuar që kishte kur u lançua.
Që atëherë, Meta ka shtuar veçori të reja, të tilla si burime të ndara “ndjekje” dhe “për ju” dhe ka rritur hapësirën për të përkthyer postimet në gjuhë të ndryshme. Kompania në tërësi vazhdon të performojë mirë financiarisht duke njoftuar këtë javë se realizoi një fitim prej 7.79 miliardë dollarësh në tremujorin e fundit.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al