“Barbie” po thyen cdo rekord dhe është kthyer në influencë për shumë njerëz. Filmi nuk po ndikon vetëm tek vajzat, por edhe tek djemtë.
Një fenomen që po vihet re kohët e fundit është se meshkujt u janë nënshtruar ndërhyrjeve të bukurisë. Shumë prej tyre kanë nisur të provojnë procedurat estetike.
Tregu i kozmetikës në Mbretërinë e Bashkuar tani vlerësohet të jetë me vlerë 500 milionë funte, ndërsa Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë vëren se ‘Brotox’ është rritur me 400 % që nga viti 2000.