Megjithëse po korr sukses në të gjithë botën, filmi “Barbie” është ndaluar nga qeveria libaneze. Sipas ministrisë së Kulturës atje filmi promovon homoseksualitetin dhe bie ndesh me vlerat fetare.
Vitin e kaluar është marrë një vendim në Liban i cili ndalon ngjarjet qe promovojnë coroditje seksuale. Ndërkohë filmi ka kaluar 1 miliard dollarë në shitjet e biletave në arkë në mbarë botën që nga debutimi i tij në 21 korrik.