Filmi “Barbie” do të bëhet filmi me fitimet më të larta në Amerikë për 2023 duke i hequr kurorën “Super Mario Bros”
Sipas vlerësimevë të studios, “ Barbie” ka fituar 572 . 3 milionë dollarë në arkat e Amerikës që nga e mërkura. Që nga premiera e 21 korrikut , “Barbie” ka thyer rekorde të shumta. Filmi fitoi 155 milionë dollarë në vend në fundjavën e hapjes, duke e bërë atë debutimin më të madh ndonjëherë për një regjisore femër. Gjithashtu ai është kurorëzuar si filmi vendas me fitimin më të lartë të Warner Bros.
Javën e kaluar filmit kaloi shifrën e 1.2 miliardë dollarëve në nivel global, pasi arriti vlerën prej 1 miliard dollarësh më pak se tre javë më parë, e regjistruar vetëm nga rreth 50 filma në histori.
Përshtatur dhe përkthyer nga CNN për Probizz.al