Buka e zezë është më e shëndetshme se buka e bardhë pasi ka më shumë lëndë ushqyese.
Gjithashtu, buka e zezë është më e pasur me fibra, dhe përmban më shumë vitamina B-6 dhe E, magnez, acid folik, mangan, zink dhe bakër.
Sipas nutricionistëve vlerat e saj ushqyese janë të përshtatshme për të rriturit dhe njerëzit që duan të humbasin peshë.
Ndërsa buka e bardhë bëhet nga mielli i rafinuar i grurit që përpunohet për të hequr tulin dhe embrionet. Ajo përmban miell gruri që është zbardhur me substance kimike për ta bërë ngjyrën e bukës më të lehtë. Niseshteja e rafinuar i shtohet edhe bukës së bardhë . Krahasuar me bukën e zezë ajo ka më pak fibra.