Pasuria e këngëtares me origjinë nga Kosova Dua Lipa rritet çdo ditë.
Asetet neto në kompaninë e saj të krijimit artistik, “Radical 22Ltd” kanë arritur pothuajse në 34.6 milionë euro nga 25 milionë euro që ishin në vitin 2021.
Në pasurimin e saj ndikoi edhe turneu i saj “Future Nostalgia” me 91 koncerte gjithsej nga shkurti deri në nëntor të vitit të kaluar duke fituar më shumë se 95.7 milionë euro.
Sipas mediave të huaja për vitin e ardhshëm Dua Lipa do të publikojë për fansat edhe albumin e saj më të ri . Dhe kjo përkthehet në fitime të reja.