Kultivimi i rrushit në serra është një risi që ka sjellë qëndrueshmëri, cilësi dhe rendiment më të lartë të prodhimit për fermerët.
Romeo Mile është një ndër prodhuesit e rrushit për tavolinë në fshatin Libofshë, Fier.
Financuar nga programi IPARD II për mekanikë të specializuar bujqësore në vreshtari, Romeo ka arritur të rrisë ndjeshëm rendimentin e prodhimit duke furnizuar tregun vendas por dhe për eksport.
Programi IPARD II ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e mekanikës bujqësore dhe lehtësisimin e proceseve të punës në ferma, ku janë nënshkruar 156 kontrata.
Burimi: AZHBR