Nuk janë të paktë shqiptarët që kanë qenë faktorë në faza të ndryshme të historisë globale, duke mos munguar kështu as sot, në epokën e teknologjisë
Inxhinierja shqiptare Mira Murati është ndër titullaret kryesore në kompaninë OpenAI, kompani e cila ka kontribute të mëdha në zhvillimin e inteligjencës artificiale, duke bërë kështu që shqiptarja Murati të klasifikohet në mendjet më të ndritura të epokës sonë.
Së fundmi, Murati ishte e pranishme në eventin e 10-vjetorit të platformës Code.org, krah për krah me themeluesin e Microsoft dhe filantropin e shumënjohur Bill Gates.
Mësoni sa më shumë që të jetë e mundur, bëjini gjërat të përshtaten me mjetet e reja. Kodimi është më i arritshëm se kurrë më parë”, është shprehur Murati gjatë këtij eventi.
Burimi. Businessmag.al