Cyber Morfosis është startupi fitues i Women Startup Competition Albania 2023.
Me zgjidhje dhe instrumenta për sigurinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike të kompanive, skuadra e këtij startupi do të marrë pjesë në konkursin final të Women Startup Competition Europe në Vjenë, gjatë muajit dhjetor.
Çmimi i dytë shkoi për Smart Kids, një metodologji edukimi për të rinjtë dhe fëmijët përmes përdorimit të robotëve.
Ndërsa me çmimin e tretë u vlerësua startupi shqiptar në fushën e turizmit Loc.al. Ai lindi në Gjermani dhe synon krijimin e një kompanie në zhvillimin e turizmit shqipfolës në Ballkan.
Gjatë eventit përmbyllës në Europë House, 10 startupe, që drejtohen nga gratë dhe vajza shqiptare, por që erdhën nga Shqipëria, Italia, Gjermania dhe Hollanda prezantuan zgjidhjet e tyre para një audience mbi 50 persona, sipërmarrës, drejtues të organizatave të ndryshme, dhe përfaqësues të institucioneve publike.
10 startupet u përzgjodhën mes 32 startupeve të trajnuara dhe të mentoruara nga qendra Kallz me mbështetjen e BERZH, Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF), Grupi Eurosig, INSIG, UBA Bank, FastCall dhe Adriatik Hotel.
Për një muaj, startupet u mentoruan dhe trajnuan nga Albana Mucaj, ambasadore e WSC për Shqipërinë, Landa Grembi, eksperte dhe mentore në fushën e startupeve, Nevila Dudaj, sipërmarrëse dhe Marjana Murja, eksperte në fushën e marketingut.
Ky është viti i dytë që Qendra Kallz përgatit startupet për Konkursin e Women Startup Competition, duke përfshirë në trajnime 60 biznese të reja, drejtuar nga gra dhe vajza. Konkursi final për Shqipërinë këtë vit u zhvillua me 10 Nëntor në Tiranë dhe startupi fitues do të marrë pjesë në konkursin final të Women Startup Competition Europë në Vjenë në muajin Dhjetor.
Cmimi i parë konkuron në finalen europiane, Cmimi i dyte dhe i tretë do të mbështeten me strategji PR nga Qendra Kallz në 6 muajt e ardhshëm.
Për 3 fitueset, znj.Nevila Dudaj, në rolin e Advisory Board Member në New Haven University, në Amerikë, ofron 3 bursa studimi të skontuara 80% në “Women in Leadership Program of New Haven University”.
Çmimi i parë konkuron në finalen europiane, Çmimi i dyte dhe i tretë do të mbështeten me strategji PR nga Qendra Kallz në 6 muajt e ardhshëm.
Për 3 fitueset, znj. Nevila Dudaj, në rolin e Advisory Board Member në New Haven University, në Amerikë, ofron 3 bursa studimi të skontuara 80% në “Women in Leadership Program of New Haven University”.
Burimi: Businessmag.al