Me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë u bë ceremonia e ngritjes së flamurit.
Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, Lindita Nikolla, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me zyrtarë të tjerë kryen nderimet pranë Sheshit të Flamurit.
Në këtë 28 Nëntor, për herë të parë në vendin tonë organizohet Parada e shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada mblodhi mbi 150 Ansamble popullore. Parakalimi bëhet nga sheshi “Nënë Tereza”, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”, aty ku do të bëhet ngritja ceremoniale e flamurit.