• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, August 14, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Tirana së shpejti pjesë e platformës inovative CityRiddler. Deivis Shomo, një prej themeluesve flet për Probizz.al

December 7, 2023
in Startup
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Deivis Shomo, është një prej ideatorëve të platformës inovative CityRiddler e cila vepron aktualisht në 2 qytete kryesore si Viena dhe Salzburgu. Në një intervistë për Probizz.al ai shpjegon si funksionon ky startup , kush është audienca e tij, projektet afatgjata ku mes tyre synohet edhe përfshirja e Tiranës në platformë pas zhvillimit që ka marrë turizmi në vendin tonë.

Si ju lindi ideja per CityRiddler? 

DSH: Ideja e CityRiddler lindi fillimisht në një program inkubimi të quajtur Innovation Incubation Center, pjesë e Universitetit Teknik të Vjenës, në të cilën unë mora pjesë në vitin 2021 dhe ku njoha gjithashtu dhe dy bashkëthemeluesit e tjerë të startup-it. Në fillim lindi nga një problem personal i secilit prej nesh, pasi të gjithë kishim udhëtuar në shumë qytete të botës dhe kishim vënë re se sa e vështirë është bërë të eksplorosh vendet lokale më të çmuara të secilit qytet të ri. Pasi u futëm ne fazen e validitimit të problemit nëpërmjet intervistave dhe punës kërkimore, zbuluam që mbi 80 % të turistëve të rinj të moshave 18-35 vjeç hasin të njëjtin problem, dhe mbi 50 % janë më të gatshëm të paguajnë më shumë, thjesht që të kenë një eksperiencë të paharrueshme në një vend të ri. Gjithashtu, zbuluam që njerëzit harxhojnë deri në 15 orë vetëm për kërkimin dhe planifikimin e një udhëtimi, gjë të cilën mund ta kursejnë nëpërmjet teknologjisë. 

Kështu, ne nisëm punën fillestare duke lancuar një prototip bazë në fillim të vitit 2022, të cilin e kemi zhvilluar në vazhdimësi bazuar në testimet dhe reagimet e përdoruesve. Me aplikacionin CityRiddler, çdokush mund të krijojë një plan personal udhëtimi bazuar në interesat e veta i cili është plotësisht fleksibël në kohëzgjatje dhe vendndodhje. Në këtë mënyrë, ju nuk keni nevojë të përshtasni planet tuaja kundrejt tureve turistike të cilat janë të përgatitura sipas një axhendë fikse, por mund ta krijoni vetë sipas dëshirave tuaja. Pasi u shfaqëm në prill të 2022 tek një show televiziv i quajtur 2Min2Mio, një version austriak i show-it internacional Shark Tank në USA, morëm një hov të madh përdoruesish dhe arritëm të fitojmë shumë partnere në Vienë dhe më gjerë. Viti 2022 ishte përgjithësisht një vit provash dhe dështimesh për të kuptuar realisht nevojën kryesore të përdoruesve tonë, dhe për të zhvilluar të gjithë “feature”-et të nevojshme të aplikacionit tonë. Eksperienca e vitit të kaluar na ndihmoi shumë përgjatë këtij viti, në të cilin kemi arritur të mbledhim 3 grante shtetërore në Austri në një vlerë totale mbi 300.000 Euro dhe jemi duke zhvilluar produktin tone Business-to-Business ndërkohë që po rrisim bazën e klientëve të aplikacionit, kryesisht me turistat e moshave të reja.  

Çfarë qytetesh përfshin aplikacioni?

DSH: Aktualisht, aplikacioni përfshin 2 qytete kryesore si Viena dhe Salzburgu. Kjo zgjedhje ka qenë kryesisht e bërë nga ekipi ynë, në mënyrë që të mbledhim të gjithë feedback-un e mundshëm në territorin tonë dhe të përmirësojmë produktin rregullisht, përpara se të shtrihemi në qytete të tjera. Në këtë moment që flasim, jemi duke zhvilluar komunitetin tonë të krijuesve në Berlin dhe Mynih, në mënyrë që të jemi live me aplikacionin tonë në fillim të vitit 2024. Në planet tona afatmesme është të shtrihemi në mbi 15 qytete kryesore të Europës dhe të krijojme një bazë klientësh stabël në gjithë këto qytete, në mënyrë që të kemi sinergji mes klientëve dhe rezultateve të algoritmit tonë. Duke qenë se algoritmi është i bazuar në machine learning, cilësia e produktit rritet eksponencialisht me rritjen e përdoruesve dhe kjo sjell një benefit më të madh për klientin fundor. 

Në shtator 2023 morëm gjithashtu pjesë në një program zgjerimi me disa startup-e të përzgjedhura të quajtur ‘Global Incubator Network’, me të cilin arritëm të zbulonim tregun aziatik dhe më saktë Korenë e Jugut. Kjo eksperiencë ishte shumë interesante pasi na ndihmoi të kuptonim diferencat e mëdha të kulturave mes Europës dhe Azisë dhe të identifikonim nevojat e brendshme tonat për zhvillime të mëtejshme për tu bërë gati për një treg gjigand si ai aziatik. Duke qenë se turizmi është një aspekt shumë i rëndësishëm i popujve aziatike, është patjetër e rëndësishme të planifikohet zgjerimi i shërbimeve tona në atë treg të madh nga viti 2026 e tutje. 

Kur do jetë edhe Tirana, pjesë e CityRiddler?

DSH:Kjo është një pyetje shumë e mirë të cilën e has shpesh dhe me miqtë e mi në Tiranë, të cilët janë kurioz të provojnë aplikacionin. Të jem i sinqertë, Tirana ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm të turizmit gjatë viteve të fundit, dhe këtë e tregojnë të gjitha statistikat Europiane dhe rajonale. Kjo e bën padyshim një qytet interesant për platformën tonë, por edhe gjithashtu një synim personal timin për ta përfshirë në platforme si qytetin tim të lindjes. Sidoqoftë, duhet thënë se vitet e para të një startup-i janë shumë kyçe, dhe duhet të jemi të kujdesshëm në përzgjedhjen e strategjisë së zgjerimit në qytetet e para, pasi duhet të kenë një treg të madh dhe potencial të lartë që të justifikojnë investimet. Për këtë arsye, unë kam besim që brenda vitit 2024, Tirana do të jetë pjesë e planeve të zgjerimit të CityRiddler për të kontribuar si një produkt inovativ në tregun shqiptar.  

Pse duhet një udhëtar të përdorë CityRiddler?

DSH:Siç përmenda dhe më lart, CityRiddler zgjidh problemin kryesor të planifikimit të eksplorimit të një qyteti të ri sipas dëshirave të secilit përdorues, dhe gjithashtu kursimit të kohës të shpenzuar për të kërkuar me orë të tëra për vendet që duan që të vizitojnë. Këtë problem ne e zgjidhim nëpërmjet algoritmit tonë i cili nëpërmjet disa pyetjeve të thjeshta mund të krijojë një identikit për secilin përdorues dhe më pas gjeneron një plan të gjerë ditor i cili përfshin atraksionet, rekomandime lokale, navigimin brenda aplikacionit, si dhe shumë features te tjera. Në momentin që një perdorues krijon një identikit në platformën tonë, ai mund të krijojë plane fleksible në çdo qytet të ri që do përfshihet në aplikacionin CityRiddler, dhe kjo e kthen këtë aplikacion në një asistent personal turistik. Misioni ynë kryesor është të bëjmë çdo turist të ndihet si një person lokal në çdo qytet të ri që ai/ajo shkon. 

Sa e përmirëson turizmin dhe ndikon në rritjen e numrit të turistëve të një vendi ky start-up?

DSH:Turizmi në përgjithësi është në mes të një ndryshimi rrënjësor dhe drejtimi të shpejt drejt inovacionit, sidomos pas efekteve të pandemise Covid19. Njerëzit janë më të orientuar kundrejt eksperiencave personale në krahasim më të mirat e prekshme, dhe kjo tregohet dhe në statistika globale. Një shembull konkret do të ishte në një studim i fundit i McKinsey, ku ndër të tjera thuhet që mbi 60 % të udhëtarëve të rinj vlerësojne më shumë një eksperiencë të bukur në një ambjent të jashtëm në krahasim me rezervimin e një dhomë luksoze. Nëse hyjmë në pak më shumë detaje, ndryshimi rrënjësor që do të ndodhë  në sektorin e planifikimit të tureve turistike dhe aktiviteteve të ndryshme do të jetë i ngjashëm me sektorin e hotelerisë dhe fluturimeve, ku sot çdo gjë është pothuajse e automatizuar dhe çdokush mund të rezervojë një dhomë apo një biletë avioni online, por kjo gjë ishte e pamundur 15-20 vite më herët. Kjo gjë është aktualisht akoma e pamundur në sektorin tonë, dhe ne me CityRiddler po mundohemi të jemi ndër të parët në këtë valë të re ndryshimesh. 

Duke qenë se ky produkt është kryesisht i drejtuar ndaj personave të rinj, kjo i motivon ata që të eksplorojne një qytet të ri të cilin nuk e kanë vizituar më parë. Kjo sjell një benefit të përgjithshëm në gjithë këto qytete, pasi turizmi zhvillon të gjithë ekonomitë lokale dhe ndermarrjet e vogla dhe të mesme. Kategoria e turistëve të rinj 18-35 vjeç ka treguar të jetë shumë e qendrueshme edhe gjatë viteve të fundit, ku paçka se ka pasur probleme me pandeminë dhe probleme gjeopolitike, ata kanë vazhduar të udhëtojnë çdo vit e më shumë. Për këtë arsye, çdo qytet i cili ka zgjeruar shërbimet e veta kundrejt kësaj audience të re do të ketë gjithmonë e më shumë përfitime afatgjate. Këtë e vërtetojnë në një shkallë të vogël dhe statistikat tona të brendshme të këtyre viteve të para, të cilat janë shumë premtuese në fazat e mëpasshme të rritjes dhe zgjerimit në qytete të shumta. 

Tags: BashkethemeluesCityRiddlerDeivisShomoplatformeinovativetirana
ShareTweetShare

TE NGJASHME

3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit
Startup

3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit

August 10, 2026
Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale
Biznes

Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale

June 28, 2026
ComplyOn AI, startup-i shqiptar që ndihmon bizneset të menaxhojnë riskun e inteligjencës artificiale
Startup

ComplyOn AI, startup-i shqiptar që ndihmon bizneset të menaxhojnë riskun e inteligjencës artificiale

June 16, 2026
Mira Murati gati të tronditë sërish teknologjinë/ Startup-i i saj po krijon IA që flet si njeri në kohë reale
INOVACION

Ish-drejtoresha e OpenAI prezanton vizionin e startup-it të saj të ri dhe paralajmëron për rrezikun e përqendrimit të pushtetit në industrinë e inteligjencës artificiale.

June 10, 2026
Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global
Aktualitet

Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global

May 28, 2026
BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre
Ekonomi

BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre

May 14, 2026
Next Post
Nis instalimi i paneleve diellore në institucionet e arsimit publik në Shkodër

Nis instalimi i paneleve diellore në institucionet e arsimit publik në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Apple po teston iPhone-in e parë me ekran gati 7 inç

Apple po teston iPhone-in e parë me ekran gati 7 inç

16 hours ago
Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut

Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut

18 hours ago
Përdorimi i mjeteve të Inteligjencës Artificiale në rekrutim po ngre shqetësime për diskriminimin gjinor

Përdorimi i mjeteve të Inteligjencës Artificiale në rekrutim po ngre shqetësime për diskriminimin gjinor

20 hours ago
Rezvani Beast X, hiper-makina amerikane me 1,560 kuaj fuqi që do të prodhohet vetëm në pesë ekzemplarë

Rezvani Beast X, hiper-makina amerikane me 1,560 kuaj fuqi që do të prodhohet vetëm në pesë ekzemplarë

2 days ago
Studimi: Gratë sipërmarrëse gjenerojnë më shumë të ardhura se burrat, por marrin shumë më pak para nga investitorët

Zakoni i vogël në të folur që mund t’ju bëjë më pak të pëlqyeshëm

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset