• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Thursday, September 10, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Dr. Skender Murtezani me anëtarët e “Vatra Queens” kërkojnë të sjellin eshtrat e At Fan Nolit në Shqipëri

December 7, 2023
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Prej 33 vitesh, doktor Skender Murtezani jeton e punon në New York, SHBA. Me një fokus të jashtëzakonshëm në karrierën e tij në fushën e mjekësisë, z.Murtezani, ka arritur të jetë shumë mirë njëkohësisht edhe një aktivist, atdhetar, duke u angazhuar në shumë çështje social-kulturore dhe politike. 

Ndër misionet e tij më të rëndësishme është lobimi dhe puna e bërë për kthimin e eshtrave të atdhetarit Mit’hat Frashëri. Ndërsa sot zbulojmë se ai po punon fort edhe për një tjetër mision, kthimin e eshtrave të figurës së madhe shqiptare, Fan Noli.

Dr. Murtezani është anëtar i Federatës “Vatra” që nga Festa e 28 Nëntorit 1990. “Kalova në “Vatër” kohën më të vështirë të saj, kohën e tranzicionit nga keqkuptimi i nacionalizmit në një fazë të re postkomuniste, që akoma vazhdon me manovra të kota, vetëm t’u hidhet hi syve problemeve të rëndësishme kombëtare si: Kosova, Mali i Zi, apo Lugina e Preshevës, pa shkuar më tej në Rozhajë apo Sanxhak të Pazarit të ri”, thotë ai. Me të njëjtën peshë Dr. Murtezani dhe “Vatra Queens” janë të shqetësuar edhe nga korrupsioni në politikën shqiptare.

“Detyra e Vatrës është të luajë rolin e një qendre defansive (qender e mbrojtjes së etnicitetit) siç e kanë etnitë e tjera në SHBA. Kjo qendër ka të drejtë të mbrojë dinjitetin kombëtar. Federata duhej të angazhohet që ne të jemi pararojë për krijimin e një të djathte të shëndoshë kombëtare, që na mungon aq shumë. Asnjë nga këto nuk u realizua”, thotë dr. Murtezani.  

Ai kujton se, në kohën e editorit të ndjerë Dalip Greca, “Vatra” filloi ta gjejë veten, filloi të ecë ideja e formimit të degëve dhe shoqatave. Miqtë e “Vatrës” si në Zvicër, Tetovë dhe më tej, ashtu edhe në Queens, krijuan degën “Vatra Queens”, e regjistruar sipas ligjit amerikan, si degë e një entiteti të përbashkët, “Federatës”. Ai thekson se, “mundohemi që ta bindim komunitetin se filluam të veprojmë si qendër defanzive (mbrojtëse) dhe do të angazhohemi në krijimin e të djathtës së vërtetë, me persona që nuk kanë asgjë të përbashkët me ata që historikisht kanë mbrojtur interesin sllavo-grek, si rastin me politikat post Noliane”.

Dega “Vatra Queens”, u krijua në vitin 2013. Ajo ka formuar edhe dy nëndegë të pavarura: Asamblenë e Studentëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Kolegjin e Mjekëve të Licensuar”. “Me Vatrën filluam një projekt shumë të rëndësishëm kombëtar. Sipas mendimit tonë, në Shqipëri mungonin figurat që do e forconin fondamentin komb dhe shtet të shqiptarizmit. Ata ishin dy persona që në mënyrë imediate duhet të riatdhesohen: Mit’hat Frashëri dhe At Fan Noli. Ne kemi bërë komemorimin e vdekjes së Mit’hat Frashërit, pasi identifikuam hotelin ku u gjet i vdekur, për 5 vite me radhë, para se të vendosë qeveria Rama të bëjë aktin patriotiko-historik dhe human dhe solli eshtrat e të madhit Mit’hat Frashëri të prehen në atdhe. Për këtë atdhe ai punoi deri në frymën e fundit”, thotë Dr.Murtezani. Kishin rast edhe qeveritë e tjera ta bëjnë, tregon ai, ndërsa thekson se, “me At Nolin kemi ngecur, pasi vendimi i degës pas 10 viteve sugjerime dhe kërkesash, nuk e ka kaluar akoma pragun e Federatës që të vijë në atdhe. At Noli është një figurë kolosale e kombit tonë, që e ka mbrojtur orthodoksizmin shqiptar si syrin e tij. Tani, forcat që e luftuan në të gjitha drejtimet, bëjnë çmos që ai të mos riatdhesohet. Ai bëri çmos që të riatdhesojë Faik Konicën, pse mos të dojë të jetë pranë tij?! Ai është në varrezat publike dhe askush nuk ka të drejtë të marrë vendime kundër legatës së tij. Ne jemi një komb me tre fe dhe kur lind një patriot shqiptar, nga cilado fe, ai është në mbrojtjen e tre feve dhe te trija vendosin për lartësimin e veprave të tij”. 

Sipas tij, “At Nolin e kërkon ajo tokë për të cilën bëri aq shumë. Atë e kërkojnë gjeneratat e reja të mësojnë legatën e tij, të mësojnë shqip në shkollat e kishës. Këtu, mbetën në provim të gjitha partitë e mëdha shqiptare, u shitën te armiku. Çfarë turpi!”.

Kush është dr. Murtezani dhe cili është rrugëtimi i tij profesional dhe patriotik?!

Ai shkoi në SHBA në qershor të vitit 1990, para 33 viteve. “E para dhe më e rënda ishte të ringjallem në mënyrë sa më pozitive në një botë të re, duke nisur nga fillimi, të bind botën rreth meje dhe më gjerë se kush jam, cilat janë qëllimet e mia të mira ndaj familjes dhe rrethit observues dhe hulumtues, ndaj profesionit paqedashës ndaj shoqërisë së re. Këtë e bëra me punë dhe heshtje”, tregon ai. Me veprat e tij, ka synuar t’i bindë të gjithë për figurën e tij pozitive, me një rol konstruktiv në shoqëri. Një dëshirë në realizim e sipër, siç e quan ai.  

E ka nisur duke u angazhuar si shpërndarës i rezultateve në një ndertëse me doktorë të specializimeve të ndryshme. “Aty takoja shpesh drejtorin e departmentit të Endokrinologjisë Dr. Poretski, i cili një ditë me pyeti se ku kisha dëshirë të punoj. I thashë se gjithmonë kam ëndërruar që të marr pjesë në një punë hulumtuese mjekësore, në këtë mënyrë do të “zhytesha” në themelet e profesionit tim të mjekësisë, që është qeliza dhe aparati i tij”. Dr. Poretski e drejtoi në një projekt të famshëm, me grant nga NIH në Rockefeller University, në mbikëqyrje të Dr. Leon Bradlow. Ky grant kishte të bënte me metabolitet e dobishme dhe të dëmshme të Estrogjenit. Pas 2 vitesh Dr. Bradlow e referon në Departmentin e Endokrinologjisë në NYU, ku mbaroi me sukses 3 vite të “Endocrine Research Fellowship” në mbikqyrje të Dr. Charles Hollander, Drejtor i Departmentit dhe Drejtor i CRC (Clinical research center për NYUMC). 

Aty vazhdoi hulumtinin e hormoneve të stresit dhe ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut. Ndërkohë, studioi për provimet USMLE, që të kalonte kështu në mjekësinë klinike, një rrugëtim shumë i vështirë, por rekomandimet që dok, Murtezani kishte, vinin nga persona me emër në mjekësisë amerikane dhe kjo sfidë u kalua me sukses. Përvoja e shkëlqyshme në hulumtime më vonë e ndihmoi që të jetë pjesë e programit Master of Science në Cornell, e dizajnuar për Doktor të mjekësisë me përvojë në hulumtime. Pas mbarimit me sukses atij iu dha titulli “Master of science” në Clinical Epidemiology and health care research. Sot ai është asistent profesor i mjekësisë klinike pranë Cornell University. 

Të gjithë hapat në ngritjen e tij profesionale kanë qenë me plan dhe suksesi nuk ka munguar. “Kështu i këshilloj edhe sot studentët e mjekësisë, ku ligjeroj në Cornell”, tregon ai. 

Për t’i përmbledhur sukseset e tij më të mëdha në profesion, ato lidhen me hulumtime me publikimet domethënëse, puna në zbulimin e hormonit të ri me rëndësi imunologjike, kalimi i tre provimeve të rëndësishme dhe të nivelit të barabartë me studentët amerikanë, specializimi në mjekësinë interne në programin e Cornell-it, “Master of Science” në klinikën epidemiologjike të kërkimit në shërbimin shëndetësor, në Weill Cornell Graduate School of Medical Sciences. Asistent profesor në mjekësinë klinikë në Weill Cornell Medicine në New York City. Pjesa e mjekësisë në librin “Mendime dhe opinione në shekullin 21” , “I thashë po Shqipërisë 2013”, “100 histori suksesi për 100 vite Shqipëri”, etj.

“Mendoj se me globalizimin e jetës dhe shkencës, sot nuk ka nevojë për lëvizje ekstreme nga baza. Kur flasim për mjekësinë si shkencë dhe profesion, anatomia, fiziologjia patologjia dhe trajtimet janë kudo të njëjta. Problemi është të ekonomia dhe organizimi i sistemit shëndetësor. Shqipëria jonë patjetër të ndjekë rrugën e pa kontestueshme të mjekësisë për të mirën e atij që ka nevojë, e jo të politikës apo egoizmit, mos të them keqpërdorimit”, thotë z Murtezani. 

Disa nga ndërhyrjet më të rëndësishme të “Vatra Queens”:

Dega “Vatra Queens”  ka kërkuar bashkimin e ligave të sportit, të gjitha sporteve Kosovë- Shqipëri. 

Në kohën e tërmetit në Shqipëri ka kërkuar që një nga qendrat në Californi të hapë qendrën e  hulumtimit në Shqipëri.  Pas lojës Serbi-Shqipëri në Beograd, i dërguan letër UEFA-s që ta rishqyrtojë vendimin paraprak kundër Shqipërisë. Mesazhi i dr. Murtezanit është se, “Komuniteti mund të bëjë më tepër, por brumi ynë ende për të disatën herë është duke kaluar në fazën e qytetërimit, prandaj, me frikë e pranon idenë e të qenurit bashkë”.

Marrë nga Businessmag.al

Tags: eshtratfannoliShqiperiskendermyrtezanivatraqueens
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Viti i ri shkollor nis rregullisht më 27 shtator, skenarët e tjerë varen nga pandemia
Aktualitet

“Pas Shkolle”, mundësi e re për fëmijët në 85 shkolla të Tiranës

September 10, 2026
PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD
Aktualitet

PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

September 9, 2026
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Next Post
Solares pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës

Solares pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Viti i ri shkollor nis rregullisht më 27 shtator, skenarët e tjerë varen nga pandemia

“Pas Shkolle”, mundësi e re për fëmijët në 85 shkolla të Tiranës

27 minutes ago
AI mund të sjellë kthesën e madhe në luftën kundër kancerit: “Mund ta kurojmë gjatë jetës sonë”

AI mund të sjellë kthesën e madhe në luftën kundër kancerit: “Mund ta kurojmë gjatë jetës sonë”

3 hours ago
Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?

Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?

4 hours ago
TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

23 hours ago
PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

24 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset