Së fundmi çokollata është klasifikuar si ushqim i shëndetshëm .
Çokollata e zezë nuk duhet të mungojë kurrë. Në të gjenden përqendrimet më të larta të flavonoideve, pjesa e ngurtë e kokrrës së kakaos që i jep çokollatës ngjyrën dhe shijen e saj karakteristike.
Ndaj nëse doni përfitime nga çokollata duhet të konsumoni çokollatën e zezë. Ajo ka potencial për të luftuar shumë sëmundje siç janë diabeti, goditjet në tru, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Nga studimet ka rezultuar se përbërësit që gjenden tek çokollata janë edhe tek shumë bimë dhe ushqime me bazë bimore si çaji dhe vera që shumë prej nesh i konsumojnë çdo ditë.
Kështu që hani çokollatën e zezë!