Në sezonin e dimrit janë edhe më të shpeshta rastet kur sëmuremi nga gripi dhe virozat. Jo gjithmonë këshillohet që të merren medikamente ndaj një mënyrë e mirë për të kaluar të ftohurën është edhe çaji i dafinës. Gjethet e saj dihet se përdoren shumë në mjekësinë popullore. Dafina është mjaft e dobishme edhe për stomakun, tretjen, flokët, inflamacionin, zemrën, ankthin etj.
Si të përgatisim avullin e dafinës
Vendosni një tenxhere me 1 litër ujë në zjarr që të vlojë bashkë 4-5 gjethe dafine. Më pas, largojeni nga zjarri dhe teksa është duke nxjerrë avull vendosni fytyrën aty duke mbajtur një peshqir sipër kokës dhe duke mbuluar pjesën e tenxheres në mënyrë që të mos dalë avulli. Qëndroni për disa minuta sa të rezistoni ndaj avullit të ngrohtë e më pas provojeni sërish. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Kjo duhet bërë dy-tre herë në ditë për të patur më shumë efekt.
Nëse nuk arrini ta duroni avullin me dafinë mund të përgatisni një kurë tjetër natyrale me gjethet e dafinës duke e përdorur si çaj bashkë me mjaltë.