Veshja e gruas mirditore është shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një postim në rrjetet sociale publikoi foto të kostumit tradicional dhe shkruan “E mbushur me simbole mitike e kulti, kjo është veshja e mrekullueshme e gruas mirditase. Me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita”, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale pasi shqyrtoi dosjen, vendosi që kjo veshje që ka shoqëruar në shekuj gruan e krahinës së Mirditës të shpallet pasuri kombëtare”.
Ministra thotë se ky fakt na bën edhe më të vetëdijshëm për ruajtjen dhe trashëgiminë e saj.