Viti i ardhshëm është shpallur nga qeveria si viti i pyjeve.
“Viti i Pyjeve nuk do të thotë vetëm pyllëzim, se nuk e pyllëzojmë dot gjithë Shqipërinë në atë masë që duam për një vit, por edhe masa të marra, me investime që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e pyjeve, siç janë masat parandaluese ndaj zjarreve është po pjesë e të njëjtit program”, deklaroi ministrja Mirela Kumbaro nga zona e Krastës në Elbasan, ku ka nisur edhe mbjellja e 15 mijë fidanëve të rinj.
Ndërkohë ka nisur investimi për hidrantët ujorë, një sistem parandalues për zjarret në pyje. Kjo pasi në Elbasan janë regjistruar raste zjarresh në mënyrë të vazhdueshme.