Ndahen çmimet Kombëtare të Letërsisë në një ceremoni nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti e cilësoi vitin 2023 një vit të mirë për kulturën e librin. Mes mijëra titujsh juria vendosi:
Çmimi “Romani më i mirë i vitit”: Stefan Çapaliku me romanin “Një engjëll veshë me frak”
Çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit”: Olimbi Velaj për librin “Lumturia e të tjerëve”
Çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit”: Mira Meksi për librin “Vjeshta e patriarkut”, G. G. Marquez
Çmimi “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit”: Behar Jacaj për librin “Hoteli përbri kishës”
Çmimi “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit”: Xhevat Lloshi me librin “Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit shqip”
Çmimi “Libri për fëmijë më i mirë i vitit”: Edi Gogu për librin “Tezja dhe shkopinjtë magjikë”