Në të gjithë vendin ka nisur Censusi i Shpendëve Ujorë Dimërues. Procesi po kryhet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Lajmin u dha nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Ai tha se në census ka edhe ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës dhe biodiversitetit.
“Kanë zbritur në terren për të dokumentuar ligatinat”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.