Disa këshilla që mund të na ndihmojnë për të filluar zakone të shëndetshme
Hani mëngjes çdo ditë
Asnjëherë nuk duhet të largoheni nga shtëpia pa konsumuar mëngjesin, ku të mos mungojnë proteinat, fibrat dhe yndyrnat.
Shtoni fruta në çdo vakt
Dietologët sugjerojnë që të jetë pjesë e vakteve tuaja edhe një frut , sidomos kur janë të freskëta dhe të stinës.
Mos kufizoni disa ushqime
Kufizimi mund të çojë në mbingrënie për shkak të mungesës së ngopjes ndaj këshillohet që të mos heqim dorë krejtësisht nga disa ushqime.
Aktiviteti fizik i domosdoshëm
Në rutinën tuaj ditore duhet të përfshihet me patjeter edhe aktiviteti fizik. Kjo do të ndikonte edhe më shumë në djegien e kalorive.