Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të diur se mbi 3 mijë ferma janë pajisur me regjistrin për regjistrimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve.
“Pajisja me regjistrin e fermës, i orienton fermerët drejt zbatimit të praktikave më të mira të prodhimit, për një gjurmim efikas të produkteve me qëllim rritjen e cilësisë, vlerës së prodhimit bujqësor dhe të ardhurat e fermerëve tanë, duke garantuar njëkohësisht produkte të sigurta për konsumatorët” shkruan ministrja Anila Denaj në facebook .
Regjistri për regjistrimin e produkteve për bimët mjekësore rrit sigurinë e përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në nivel ferme, me angazhimin për të fuqizuar sigurinë ushqimore
Me anë të këtij dokumenti, konsumatorët do të jenë më të sigurt pasi fermerët regjistrojnë të dhënat për produktet e mbrojtjes së bimëve (PMB) të përdorura në fermë si dhe numrin e datat e spërkatjes, të cilat janë protokolle thelbësore për sigurinë ushqimore dhe rritjen e besueshmërisë së eksporteve shqiptare.