Në Shqipëri po njeh rritje prodhimi i vajit të ullirit dhe eksporti i tij jashtë vendit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka bërë më dije se vaji i ullirit “Shkalla” do të jetë pjesë e stendës shqiptare në panairin “BIOFACH 2024, në Gjermani.
“Fabrika e vaji të ullirit “Shkalla”, është krijuar në vitin 1996 nga Shpresa Shkalla, duke punuar me përkushtim për të sjellë pranë konsumatorit vajin e ullirit ekstra të virgjër, organik”, tha ministrja Denaj .
Prodhimi në fabrikë integron teknologjinë moderne dhe traditën për të sjellë një produkt unik, me cilësi të lartë që shkon në tregun vendas dhe për eksport në Gjermani dhe Zvicër.