Nis puna për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike (TEDA) në Kashar, një hapësirë kushtuar investimeve të huaja që operojnë edhe në tregun shqiptar, me fokus në sektorin automotiv, teknologjinë e informacionit, elektronikë, bioteknologji etj.
Projekti përfshin një territor me sipërfaqe 35 hektarë dhe synon tërheqjen e industrisë prodhuese si asaj të automobilëve, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese si dhe industrive të tjera që operojnë me standard ndërkombëtare.
Pamje nga punimet që po kryhen aty janë shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama i cili shkruan se TEDA pritet të jetë stacion i shumë bizneseve ndërkombëtare që duan të investojnë në Tiranë duke nisur nga turizmi e deri tek prodhimi i pjesëve për automjete.