Në një treg ku ofrohen shumëllojshmëri produktesh për zgjidhjen e problemeve tuaja, është mjaft e vështirë të gjesh atë të duhurin që do të bëjë ndryshimin. Prandaj produktet me përbërje bimore kanë rezultate me të mira pasi prodhohen nga ekstrakte plot vlera. Një prej tyre është Siena Naturals e cila u krijua nga kërkesat e klientëve që kanë shqetësime të ndryshme në lidhje me flokët e tyre. Përbërja e shampove të Siena Naturals është 100% bimore dhe kjo e ka pozicionuar mjaft mirë pas testimit të cilësisë. Në një intervistë eskluzive për Probizz.al përfaqësuesit e Siena Naturals tregojne sekretin pse ka patur një rritje të madhe të kerkesave për shampot e tyre.
Si lindi Siena?
Siena ka lindur shumë natyrshëm për shkak të të qenurit të përfshirë edhe me parë në industrinë e produkteve bimore kryesisht shampove. Ka qenë një shampo e trajtuar me parë nga ne e cila pati një feedback shumë pozitiv nga të gjithë klientët që e morën. Aq shumë, sa ishin vetë ata që çdo herë që ribënin porosinë na pyesnin se pse nuk i shtonim produktet për flokët duke qenë që rezultatet ishin me të vërtetë fantastike. Kështu duke analizuar dhe problemet që klientët tanë kishin më së shumti me flokët vendosëm që mos të ishte një shampo por katër .Për çdo problem me flokun një zgjidhje.
Çfarë të veçante sjell gama e produkteve për flokët ndryshe nga tjerat?
Jemi të vetëdijshëm që tregu është plot e përplot me produkte të cilat kanë ngjashmëri me njëra tjetrën herë herë dhe të njëjta. Por ajo që mund të themi me siguri të plotë, nga vetë feedback-u i klientëve, është prova që jep çdo shampo për efektivitetin që në larjen e parë. P.sh nëse marrim dermatitin si një problem shumë i përhapur te njerëzit kanë qenë pikërisht klientët që jo më shumë se një javë pasi kanë marrë shampon na kanë kontaktuar duke na falenderuar dhe duke thënë që ende nuk e besonin që do ishte një transformim i tillë. Kjo sepse në momentin kur ekziston një problem konsumatori ndihet i detyruar të marrë një produkt ku pret zgjidhje pavarësisht nëse e besojnë se do të jetë efektive ose jo. Dhe në momentin kur përballen me rezultate reale nuk ka gjë që na sjell kënaqësi me të madhe sesa fjalët e tyre. Zbokthi, rënia e flokëve, të pasurit flokë me yndyrë janë probleme të zakonshme dhe shampo që kanë zgjidhje në etikëtë për këto probleme ka pafund, por pavarësisht kësaj nuk kemi parë që mos të ekzistojnë më si probleme. Dhe kjo është ajo që po arrin të sjellë ndryshe linja e shampove bimore Siena Naturals, zgjidhje reale për secilin nga këto probleme. Më pas 2 produktet tona më të reja serumi i flokëve dhe vaji i rozmarinës janë garancia tjetër e të pasurit flokë si fillim të shëndetshëm edhe më pas me volum, me shkëlqim, me vitalitet, pa maja dyshe. Gjithashtu kemi shampoo dhe kundër dermatitit, ekzemës dhe zbokthit.
Na flisni pak për përbërjen, cilësinë?
Përbërja e shampove të Siena Naturals por edhe e serumit, vajit të rozmarinës është 100% bimore. Çdo shampo është e formuluar me përbërës bimorë si ekstrakte dhe vajra të ndryshëm me plot vlera dhe specifikisht për problemin që trajtojnë. Jo vetëm por çdo produkt që do të sjellë Siena Naturals do të ketë vetëm përbërje bimore asnjë kimikat të dëmshëm. Në secilën nga shampot në etiketën në pjesën e mbrapme të shishes çdo klient do ketë mundësinë të lexojë secilin nga përbërësit e shampove, benefitet si dhe mënyrën e përdorimit. Kur u themelua Siena e dinim sepse e kishim të testuar cilësinë, por me gjithë besimin e fituar nga klientët tanë mund të themi me siguri që është cilësia e mirë e shampove jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.
Si gjendeni, mënyrat e porosive?
Për çdo person që dëshiron të marrë shampon që i nevojitet në Siena kanalet tona zyrtare janë si më poshtë:
Facebook: SIENA NATURALS
Instagram:
https://www.instagram.com/sienanaturals/
Website: