• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, September 5, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

ALBESOL SJELL NË TREG TEKNOLOGJINË INOVATIVE “AIRSET” NJË ALTERNATIVË MIQËSORE ME MJEDISIN QË ZËVENDËSON GAZIN SF6 ME AJËR TË PASTËR

March 27, 2026
in Aktualitet, INOVACION, RISI
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në një hap të rëndësishëm që forcon pozicionin e saj si lider në tregun shqiptar të energjisë, Albesol ka finalizuar të gjitha fazat përgatitore për implementimin e teknologjisë më të re “Airset”. Kjo teknologji përfaqëson një ndryshim thelbësor në industrinë e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke zëvendësuar gazin SF6, i njohur për ndikimin e lartë në ngrohjen globale,  me ajër të pastër, duke sjellë kështu një alternativë të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.

Pas marrjes së licencës nga partneri strategjik Schneider Electric, Albesol ka ndërmarrë një proces të plotë përgatitjeje që garanton standardet më të larta evropiane. Stafi i kompanisë është trajnuar dhe certifikuar drejtpërdrejt në fabrikat e Schneider në Macon të Francës, ndërsa linja e asamblimit në fabrikën e Albesol është përshtatur tërësisht sipas normave europiane, duke ofruar një sipërfaqe të konsiderueshme për të ndjekur hap pas hapi procesin e asamblimit deri në përgatitjen përfundimtare të produktit për shitje. Për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e çdo njësie, është ngritur gjithashtu një dhomë testimi në përputhje të plotë me standardet europiane, e pajisur me infrastrukturën e nevojshme elektrike dhe mekanike për testimin e plotë të aseteve. Me çmimet e përditësuara dhe ofertat gati, Albesol është tashmë në pozitën të nisë shitjet dhe t’iu përgjigjet kërkesave të klientëve.

Inovacioni që vjen me serinë “Airset” nuk qëndron vetëm tek ndikimi mjedisor. Teknologjia e re ruan të pandryshuara të gjitha karakteristikat funksionale të serive të mëparshme, si SM6 me gaz SF6, duke garantuar të njëjtat dimensione, operim dhe funksionim. Kjo mundëson një tranzicion të qetë dhe një zëvendësim të lehtë pa ndërprerje në infrastrukturën ekzistuese. Ndër veçoritë kryesore janë celësi me tre pozicione (hapur, kyçur, tokëzuar), si dhe tokëzimi i drejtpërdrejtë i kabllit pa pasur nevojën për të kyçur ndërprerësin e qarkut.

Por zemra e kësaj teknologjie qëndron tek mekanizmi inovativ “Plug and Play”, i cili sjell një performancë mekanike dukshëm më të lartë. Ky mekanizëm ofron deri në 10,000 operime dhe karakterizohet nga mirëmbajtje e reduktuar, duke mos kërkuar lubrifikim (grasatim) dhe duke siguruar rezistencë të lartë ndaj mjediseve të ashpra. Jetëgjatësia e zgjatur deri në 40 vjet dhe lehtësia e servisimit janë tregues të tjerë të qasjes së re teknologjike: motori mund të zëvendësohet në vetëm 5 minuta (krahasuar me 90 minuta më parë), ndërsa motorizimi i mekanizmit realizohet për 15 minuta, nga minimalisht 3 orë që kërkoheshin më parë. Kjo përkthehet në një reduktim drastik të kohës së implementimit dhe të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike, duke rritur ndjeshëm efikasitetin operacional.

Një tjetër dimension inovativ i serisë Airset është aftësia për monitorim të avancuar. Përmes kësaj teknologjie bëhet i mundur monitorimi i ndërprerësit, monitorimi i mjedisit dhe monitorimi termik, duke përdorur sensorë të lagështirës dhe temperaturës të vendosur në pikat më kritike të pajisjes. Ky nivel monitorimi mundëson parandalimin e hershëm të kushteve jonormale të aseteve, duke kaluar në një model mirëmbajtjeje të bazuar në nevojën reale. Si rezultat, optimizohet planifikimi i mirëmbajtjes dhe ulen ndjeshëm kostot e saj.

E gjithë kjo arritje vjen në kuadër të strategjisë së përgjithshme të Albesol, kompania lider shqiptare në ofrimin e zgjidhjeve të plota në fushën e energjisë, nga projektimi dhe prodhimi deri te furnizimi. Me një histori suksesi dhe besueshmërie, Albesol ka realizuar projekte me ndikim kombëtar dhe rajonal, duke funksionuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. E gjithë operacioni i kompanisë, nga fabrika në Baldushk dhe fabrika e re në Kanada, te stafi i certifikuar, bazohet në produktet dhe standardet e Schneider Electric, duke garantuar cilësi, besueshmëri dhe inovacion në çdo projekt.

Me teknologjinë Airset, Albesol jo vetëm që konfirmon angazhimin e saj për mbrojtjen e mjedisit, por vendet edhe një herë veten në ballë të inovacionit, duke ofruar për tregun shqiptar dhe atë rajonal produkte të sigurta, të teknologjisë më të fundit dhe të gatshme për sfidat e së ardhmes.

Tags: airsetAlbesolEnergjimjedis i pasterTeknologji
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë
AUTO

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

September 4, 2026
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Next Post
Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

13 minutes ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

21 hours ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

23 hours ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

23 hours ago
Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

23 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset