Bebe Rexha arrin një tjetër sukses. Kënga e saj “Meant To Be” është pozicionuar në vendin e parë si kënga më e dëgjuar e muzikës country në të gjitha kohërat në Mbretërinë e Bashkuar. Bashkëpunimi me Florida Georgia Line, u lançua në vitin 2017. Në Shtetet e Bashkuara, ajo u ngjit deri në vendin e dytë në Billboard Hot 100.
“Meant To Be” udhëheq listën e këngëve më të transmetuara të muzikës country në Mbretërinë e Bashkuar me një total prej 175 milionë transmetimesh, duke lënë pas performues të tjerë legjendarë të muzikës country. Kënga “9 to 5” e Dolly Parton renditet e dyta me 166 milionë transmetime dhe “Take Me Home Country Roads” e John Denver zë vendin e tretë me 154 milionë transmetime.
Taylor Swift gjithashtu është pjesë e kësaj liste me baladën e saj “Love Story” në vendin e katërt.