Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të votojë këtë jave legjislacionin që do t’i japë ByteDance të Kinës gjashtë muaj kohë për të hequr dorë nga aplikacioni i videove TikTok ose do të përballet me penalizime nga SHBA.
Votimi i Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë përfaqëson momentin më të rëndësishëm për një goditje të SHBA-së ndaj TikTok, i cili ka rreth 170 milionë përdorues amerikanë, që atëherë presidenti Donald Trump u përpoq pa sukses ta ndalonte aplikacionin në vitin 2020.
Përpjekjet e mëparshme ngecën për shkak të lobimeve të mëdha nga kompania.
Udhëheqësi i shumicës së Dhomës së Përfaqësuesve, Steve Scalise, shkruan në X se ligjbërësit do të votojnë për të detyruar TikTok të ndërpresë lidhjet e tyre me partinë komuniste kineze.
TikTok, i cili thotë se nuk ka dhe nuk do të ndajë të dhënat e përdoruesve të SHBA-së me qeverinë kineze, argumenton se projektligji përbën një ndalim dhe nuk është e qartë nëse Kina do të miratojë ndonjë shitje.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz.al