“Këtë vit rikthejmë mbështetjen për sektorin e bimëve aromatike dhe medicinale, sektor i cili është në hapat e tij të parë, por të sigurtë drejt tregjeve elitare si ato të Bashkimit Evropian”. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale ministrja e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj.
Më tej ajo thotë se do të mbështesë fermerët e Bimëve Aromatike Medicinale me 30 mijë lekë për hektar, për 1 deri në 10 hektarë sipërfaqe. Fermerët që kultivojnë në sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, do të përfitojnë 50 % të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.
Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtin produkt bujqësor, drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll prodhimi.