Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot edhe projektin e shumëpërfolur për Sazanin. Ai thotë se transformimi i ishullit është një ambicie e kahershme.
“Për hir të së vërtetës e kanë pasur ambicie dhe qeveri paraardhëse. Më parë ishte e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të fuqishëm. Ne jemi absolutisht që kemi një propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim në projektin AIDA. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para”, tha Rama.
Deklaratat i bëri në një prononcim për mediat nga selia e PS.