GIZ Shqipëri dhe Bashkia Tiranë, nisin zbatimin e projektit Circular City Labs – Tirana
Projekti ‘Circular City Labs – Tirana’ filloi në ambjentet e zyrave të GIZ Shqipëri, në një ceremoni ku Drejtorja e Zyrës së GIZ Shqipëri, Dr. Sonja Kurz dhe Zv. Kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Znj. Anuela Ristani, firmosën zyrtarisht Memorandumin e Mirëkuptimit.
Ky është një riafirmim i partneritetit të fortë dhe angazhimeve të përbashkëta të GIZ dhe Bashkisë Tiranë për të bashkëpunuar në përpjekjet për të mbështetur tranzicionin e gjelbër/dixhital të Shqipërisë, duke zhvilluar zgjidhje të gjelbra dhe dixhitale për sfidat e qëndrueshme urbane, me fokus Tiranën.
‘Circular City Labs-Tirana’, është pjesë e nismës globale dhe zbatohet nga GIZ Shqipëri, përmes projekteve EU4Innovation dhe EU for Circular Economy, në partneritet me Bashkinë e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Projekti synon uljen e emetimit të gazrave nëpërmjet parandalimit të mbetjeve duke promovuar sisteme të paketimit të ripërdorshëm ekonomikisht të qëndrueshme dhe duke fuqizuar/mbështetur financiarisht gratë sipërmarrëse.
Iniciativa bën bashkë bizneset në sektorët HORECA , aktorë të shoqërisë civile dhe akademinë, për të zhvilluar dhe testuar zgjidhje novatore në ekonominë qarkulluese, me fokus sektorin e paketimeve të ripërdorshme.
Rreth Circular City Lab: Circular City Lab është një nismë globale që zbatohet nga GIZ, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, në katër shtete.