Kënga “The Code” e reperit Zviceran është shpallur fituese e “Eurovision 2024”. Këngëtari NEMO ka marrë 591 pikë . E dyta u rendit Kroacia dhe e treta Ukraina.
Kënga e Zvicrës ka në fokus identitetin gjinor dhe shëndetin mendor.
Pas fitores ai ka thënë se shpresonte se kjo garë do të jetësojë premtimin për paqe dhe dinjitet për çdo person në botë.
Ndërsa Shqipëria nuk arriti të kalojë në finalen e Eurovizionit megjithëse përfaqësimi i saj më këngën “Titan” të Besa Kokëdhimës u vlerësua nga festivali.