Ish gruaja e Bill Gates ka dhënë doreheqjen nga detyra si bashkëdrejtuese e fondacionit Bill& Melinda Gates . Ajo do të marrë 12.5 miliardë për punën e saj në bamirësi ndërsa po synon të vazhdojë më bamirësinë e saj në grupe që fokusohen tek gratë dhe familjet.
Unë jam jashtëzakonisht krenare për themelin që Bill dhe unë ndërtuam së bashku dhe për punën e jashtëzakonshme që po bën për të trajtuar pabarazitë në mbarë botën, shkruan ajo në një postim në X.
Ndërsa Bill Gates deklaron “Më vjen keq që shoh Melindën të largohet, por jam i sigurt se ajo do të ketë një ndikim të madh në punën e saj të ardhshme filantropike” .
Bill Gates dhe French Gates u divorcuan në maj 2021.