Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë vlerësimet maksimale në Pyetësorin e dytë të zhvilluar në funksion të rritjes së transparences dhe në vijim të punës për përmirësimin e shërbimeve doganore ndaj biznesit.
Më shumë se 56% e bizneseve përgjigjen se aplikimet shqyrtohen shumë shpejt dhe mbi 75% e përgjigjeve nënvizojnë se procedurat e deklarimit, verifikimit fizik dhe vlerësimit zgjasin më pak se vitin e kaluar.
Në tërësi vlerësimi për përmirësimet që janë realizuar në procedurat doganore ka marrë përgjigje pozitive nga 87.5% e të anketuarve dhe mbi 60% e tyre vlerësojnë si “shumë të mirë” marrëdhënien me doganën, 32.6% e vlerësojnë “mirë”.
Edhe shërbimet online kanë marrë vlerësimet maksimale nga biznesi dhe procesimi i deklaratave të eksportit dhe importit është vlerësuar 55.9% “shumë i shpejtë” dhe 40.1% “mesatar”.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po vlerëson të gjitha sugjerimet e biznesit në funksion të perfeksionimit të shërbimeve të saj drejt standardeve të doganave të Bashkimit Evropian brenda vitit 2030.