Çaji i kamomilit njihet për vetitë qetësuese dhe ju ndihmon të flini më mirë.
Studimet paraprake tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat kanë këtë efekt pozitiv.
Gjithashtu kamomili ul nivelet e stresit për ata që përjetojnë ankth.
Kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut.